Dy mjek të spitalit të Elbasanit janë arrestuar mbrëmjen e sotme, pas ngjarjes së rëndë në këtë qytet, ku 25-vjeçarja, Rexhina Debrova ndërroi jetë 1 orë pas lindjes së vajzës.
Mësohet se dy mjekët e arrestuar janë ranimatori Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehmet Ibaj.
E reja ka ndërruar jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit, ndërsa më herët, familjarët e së ndjerës hodhën akuza në drejtim të mjekëve, pasi sipas tyre, janë treguar të pakujdesshëm.
Kujtojmë se lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe një mjeke e spitalit të Elbasanit, e cila shprehet se është e shokuar, duke thënë se 25-vjeçarja ka mbërritur në spital me urgjencë, dhe se nuk i është bërë vizita e zemrës.