Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“La Repubblica” shkrim për Shqipërinë: Korrupsioni frenon ëndrrën

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“La Repubblica” shkrim për Shqipërinë: Korrupsioni frenon ëndrrën

Gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë, synimeve për t’iu bashkuar BE-së dhe zhvillimeve në vend në çështjet e drejtësisë dhe forcimit të shtetit ligjor.

“Shqipëria ‘Jemi gati për Europën’, por korrupsioni frenon ëndrrën”, është titulli i shkrimit të sotëm të gazetarit italian të dërguar në Tiranë Paolo G. Brera.

Në shkrim përmendet edhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu që mori pjesë në Sanremo ku edhe këndoi.

Më tej vijon “Jo vetëm Brexit, ka dhe nga ata që duan të hyjnë në BE: 6 vende ballkanike janë në radhë. Pavarësisht reformës në drejtësi, Tirana është një hap pas”.

Shkrimi i plotë: “Ka nga ata që thonë “Europë, mirupafshim”, përtej Kanalit; dhe ata që për tani e shohin vetëm me dylbi, nga ana tjetër e Adriatikut. Për muaj kemi pirë kafe dhe Brexit, duke ngrënë bukë dhe euroskepticizëm, por nuk ka vetëm nga ata që ikin; shqiptarët tentojnë nga prilli i vitit 2009 të marrin një vend në BE.

Kanë dërguar një kërkesë për bashkim dhe e mbështesin në një besim që 98% konsensusin, por 11 vjet më vonë kanë mbetur një vend kandidat me një ëndërr të ndaluar, si një ‘identitet i mohuar’.

“Kam ardhur këtu si gazetare për herë të parë në 1991, ky vend ka bërë hapa gjigantë”, thotë presidenti i PE, David Sassoli, në një vizitë në Tiranë pak ditë më parë; ndërkohë që Unioni tkurret në perëndim është gati të zgjerohet në Lindje duke përfshirë Shqipërinë dhe 5 vendet e tjera ballkanike.

“Asnjë nga vendet që po negocion nuk ka bërë reformat që kemi bërë ne”, thotë kryeministri Edi Rama, duke e përqafuar i pangushëllueshëm në zyrën e tij në Tiranë.

Reformë në drejtësi, ligj special anti-korrupsion, ngritjen e Prokurorisë Speciale sipas shembullit të Italisë, konfiskim i pasurive dhe shkatërrim i plantacioneve të marijuanës.

Por asgjë…të refuzuar.

Aq shumë është ngushtuar syri i gjilpërës evropiane, sa Maqedonia ka ndryshuar emrin, duke shpresuar se do t’i bindte grekët ta linin të hynte në BE.

Tani quhet Maqedonia e Veriut, por edhe ajo u përplas me fytyrë në veton franceze e holandeze, në tetor në Këshillin Europian.

Përpos Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, Serbia dhe Mali i Zi i tashmë kanë filluar procesin e pranimit, ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe

Kosova janë një hap mbrapa sa i përket integrimit europian.

“Jam i bindur se britanikët kanë bërë gjënë më të keqe në jetën e tyre, duke menduar se mund të lulëzojnë të izoluar. Tani për Shqipërinë plani aksion është Parlamenti Evropian. Vetëm dy ngritën shqetësime, të cilave Shqipëria po i përgjigjet, negociatat duhet të rinisin”.

Shqipëria humbi hapjen e negociatave në tetor 2019, për shkak se Macron doli me “rregulla të reja” për hapje negociatash për vendin ballkanik, duke shtyrë procesin.

Diplomatët thonë se ky ishte thjesht një justifikim, që në dukje duket i këndshëm. Komisioni ka propozuar tashmë një rishikim për shpërndarjen e vetos. Qeveria franceze ka ngritur shqetësime për krimin shqiptar në Francë e në Europë.

Sipas asaj që deklaroi qeveria franceze, nga Shqipëria eksportohet shumë drogë e dhunë.

Ndërsa presidenti i PE, Sassoli deklaroi se në të vërtetë është e kundërta: procesi i pranimit çon në sigurinë e Ballkanit, rrit ndikimin evropian dhe shkallën e demokracisë, favorizon kontrollin e migracionit, zgjeron ekonominë, si dhe bën që ajo të përkojë, Evropa gjeografike dhe politike.

Dallimet midis Italisë dhe Shqipërisë nuk janë aq të mëdha.

Një kompani italiane ka marrë përsipër të pastrojë qendrën e Tiranës.

Ndërsa, kompanitë italiane janë thuajse kudo në vendin e vogël përtej Adriatikut.

Mirëpo, sërish Shqipëria ka problemet e saj. Shqipëria mbetet një vend që ka probleme të theksuara me korrupsionin dhe me një ekonomi të paligjshme duke u renditur në vendin e 106 nga 80 shtete të botës sa i takon indeksit të korrupsionit, sipas Transparency International.

Situata politike po ashtu paraqitet e paqëndrueshme. Partia Demokratike në opozitë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mashtrim.

Qeveria Rama ka pasur dështime, por edhe ka arritur rezultate. Një nga sukseset të qeverisë ishte çmontimi i Lazaratit fortesa e jashtëzakonshme e kultivuesve të marijuanës, mbrojtur me armë në një fshat që dikur ka qenë i paprekshëm.

Dje Drejtoria e Antimafias italiane dhe prokuroria Speciale shqiptare kanë firmosur një marrëveshje duke forcuar një bashkëpunim të cilën prokurorët Federico Caflero de Raho dhe Arben Kraja e quajnë “optimale”.

Shkëmbimi i informacionit është konstant dhe lejon “hetime komplekse dhe të specializuara” me “skuadra hetimi të përbashkëta”, që janë tashmë 5 operative. Faza e dytë është “bilanci i pasurive” të grupeve kriminale, e janë prezantuar masa të posaçme, efikase dhe ekstremisht të nevojshme”.

Është nyja e nyjeve. Për këtë BE ka dërguar në Tiranë Luigi Soreca, një prokuror që ka luftuar Camorran, si ambasador për të përgatitur rrugën për integrimin: Rruga e reformave është e domosdoshme, por Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm si vettingu, një provim, të cilit çdo gjykatës duhet t’i nënshtrohet dhe në të cilin vlerësohet për kapacitetin, pavarësinë dhe bilancin e pagës së tij me të mirat materiale të mbledhura. Nga 800 magjistratë janë vlerësuar 210: 60% është larguar dhe 80% për shkak të pasurisë së pajustifikuar.

“Është e lëvdueshme në qëllime,- thotë avokatja italiane Giulia Borgna, që mbron gjyqtarët e pezulluar,- por është përdorur si instrument politik për të mbajtur nën kontroll qindra magjistratë. Sistemi gjyqësor është paralizuar”. Por Europa është optimisti: “Nëse premtimet nuk mbahen, procesi si arrestera”. /Balkanweb

Tags: ëndërrkorrupsionshkrimshqiperi

TË LIDHURA

Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik
Aktualitet

Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik

18:11 | 01/07/2025
SPAK çon për gjykim Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin për trafik droge
Aktualitet

SPAK çon për gjykim Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin për trafik droge

17:56 | 01/07/2025
Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, lëndohet drejtuesi i një motoçiklete
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin, lëndohet drejtuesi i një motoçiklete

17:10 | 01/07/2025
Next Post
Berisha: Edi Rama është një tigër prej letre

Berisha: Edi Rama është një tigër prej letre

A do të hapë Shqipëria negociatat/ Si përgjigjet Berisha

A do të hapë Shqipëria negociatat/ Si përgjigjet Berisha

Meta takon në SHBA kongresistin amerikan: Të forcojmë partneritetin strategjik

Meta takon në SHBA kongresistin amerikan: Të forcojmë partneritetin strategjik

JU REKOMANDOJMË

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik
Aktualitet

Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik

by mirseda
18:11 | 01/07/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se ndalesa e radhës gjatë...

Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

18:09 | 01/07/2025
Flakët përfshijnë autobus dhe pallat në periferi

Flakët përfshijnë autobus dhe pallat në periferi

18:05 | 01/07/2025
Trump k*rcënon Musk: Po shqyrtojmë mundësinë e dëbimit të tij

Trump k*rcënon Musk: Po shqyrtojmë mundësinë e dëbimit të tij

17:57 | 01/07/2025
SPAK çon për gjykim Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin për trafik droge

SPAK çon për gjykim Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin për trafik droge

17:56 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com