Në Sri Lanka një i dënuar për vdekje, është betuar si deputet. Premalal Jayasekara, i cili ka vrarë një aktivist të opozitës, është shoqëruar nga zyrtarët në parlament pasi gjykata vendosi se mund të marrë mandatin e deputetit. Ai u shpall fajtor në gusht për vrasjen me armë të një aktivisti opozitar gjatë një mitingu në 2015. Ndërkohë gjykata në vendimin e saj ka theksuar se meqënëse shpallja fajtor erdhi pas zgjedhjes së tij si deputetet në fushatën e 5 gushtit, ai mund të marrë këtë mandat.
Autoritetet refuzuan lirimin e tij për seancën e parë të parlamentit por pas një peticioni në apel, ai dje përfitoi shoqërimin nga burgu për të ushtruar të drejtën si deputet. Aktivistët e opozitës me shalle të zinj protestuan mbajtjen e betimit nga i prangosuri Jayasekara dhe shumë prej tyre dolën nga salla. Pas sesionit të parlamentit ai shoqërohet përsëri në burg.