Kuvendi ka votuar sot Evgjeni Basharin si kryetare të ILDKPKI. Në garën përballë Helena Papës, Bashari arriti të siguronte 100 vota, që e nxorën fituese të kësaj garë. Ajo do të jetë në krye të këtij institucioni, ku do të hetojë pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë për të paktën 7 vitet e ardhshme. Evgjeni Bashari më herët ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme e ILDKPKI-së.
Bashari është diplomuar në vitin 2007 në Master i Ligjeve në të Drejtën Ndërkombëtare të Biznesit. Ajo ka punuar nga viti 2007 deri në vitin 2015 në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, fillimisht në Departamentin e Kërkimit dhe Punëve të Jashtme dhe për tre vitet e fundit si Asistente Ligjore. Nga viti 2015 ajo ka punuar si këshilltare në Kabinetin e Inspektorit të Përgjithshëm, Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.