Në Kosovë, situata duket se po shkon drejt përmirësimit. Masat izoluese kanë dhënë rezultatet e pritshme.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.066 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 271 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 humbje jete si pasojë e pandemisë. Numri total i rasteve pozitive është 49.577 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.284 raste të vdekjes.