Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kuvendi-miting i 11 dhjetorit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës

Nga: Preç Zogaj

Kyçja e firmave për mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike, i denjë si akt për një komedi me grotesk, ka vënë në vështirësi të gjithë ata që i futen punës për ta shpjeguar e justifikuar. Sa më shumë fjalë thonë, aq më të paqartë bëhen. Deri për gazetarët e moderatorët miqësorë me “Foltoren”, pale për publikun e gjerë.

Arsyeja është e thjeshtë. Sepse Berisha ka vendosur të ndjekë një rrugë të pashkelur jashtëstatutore, ku juristët e tij, sado të zotë qofshin, zënë në thua, ngatërrohen, bien dashje pa dashje në spekulime dhe alogjizma që i kap edhe mendja më e zakonshme.

Spekulimi bazë i vetë Berishës është ai që u jep delegatëve firmëtarë statutin e “anëtarësisë”, para të cilëve duhet të rrinë sus, të ngrejë duart dhe të futen tre pashë nën dhe “përfaqësia”, domethënë kryetari i partisë, nënkryetarët, sekretariati, kryesia e partisë, këshilli kombëtar, grupi i deputetëve, të gjithë këta supozohen të shkarkuar pa u mbledhur Kuvendi. “Anëtarësia” prej katër mijë vetësh janë në vështrimin e Berishës si hunveibinët e revolucionit kulturor kinez të kohës se Mao Ce Dunit që rrethonin zyrat e shtetit, poshtëronin e linçonin “burokracinë”, zyrtarët e shënjuar me gisht nga “timonieri i madh”, u fusnin lepurin në bark të tjerëve, të gjithë këto në emër të “vijës së masave”, turmave të manipuluara që politikanët autokratë e diktatorë e kanë zakon t’ua ndërsejnë kundërshtarëve të tyre për të larë hesape me ta.

E vërteta është se këta firmëtarët që Berisha i quan “anëtarësia” janë vetëm një e njëzeta e anëtarësisë së Partisë Demokratike që ka tetëdhjetë mijë anëtare, me sa dihet. Këta firmëtarë janë “përfaqësues” gjithashtu, njëlloj si Basha, Bardhi e drejtuesit e tjetër me radhë, sepse janë sekretarë dhe kryetarë seksionesh, grupseksionesh, nëndegësh, degësh, anëtarë të këshillit kombëtar. Statuti i PDSH i konsideron të gjithë të barabartë si delegatë, por në vështrimin e Berishës këto të firmave janë më të barabartë se të barabartët, sipas shprehjes së famshme të Oruellit.

“Anëtarësia” kundër “Përfaqësisë” është shpikja spekulativi e Berishës për të përligjur me një retorikë jakobine shkeljen mbi statutin e partisë demokratike për thirrjen e Kuvendit. Firmëtarët paraqitën nga zoti Berisha sikur nuk janë kontaktuar një për një nga njerëzit e tij përgjatë dy muajve, por janë mbledhur si hije, në një si medium të tyre dhe aty, pasi e kanë ndarë të thërrasin Kuvendin, janë kujtuar se këta të selisë, Basha me shokë domethënë, mund t’u thonë gjë po ta marrin vesh kush janë, ndaj i janë drejtuar zotit Berisha me kërkesën që të mos verifikohen. Dhe ky i ka dhënë zë kërkesës së tyre, kërkesë e bazës, duke e bërë “ligj”. Ky është një skeç i mirë për të parodizuar vijën e masave, që nuk të bën për të qeshur. Përkundrazi.

Nuk ka nevojë të jesh jurist dhe as të kesh njohuri të thella për statutin e PD-së për të kuptuar se firmat e mbledhura përgjatë një fushate të gjatë, ku pala tjetër nuk ka marrë pjesë, duhet të verifikohen nga organet e ligjshme në fuqi. Të mbledhësh firma për të thirrur një Kuvend të Jashtëzakonshëm me qëllim shkarkimin e Kryetarit, Sekretariatit e me radhë, nuk do të thotë se këta drejtues janë shkarkuar.

Ndërkohë, edhe sikur të mos e diktonte statuti, për etikë politike e njerëzore, por edhe për të shërbyer bashkimin në diversitet, palës kundër së cilës është zhvilluar “Foltorja”, u duheshin vënë në dispozicion firmat, përmes së cilave legjitimohet thirrja e Kuvendit..

I gjithë qëndrimi i Berishës tradhton mendimin e faktit të kryer, do të thotë të një Kuvendi-miting a mitingu-Kuvend. Duke u ndier i pasigurt me firmat e mbledhura, ai ka njoftuar ndërkaq se në datën 11 dhjetor do të thërrasë në Tiranë dhjetë mijë militantë. Përse i do këta militantë? Për të vënë në rrethim Kuvendin? Për presion, diversion, shantazh e demonizimin të palës tjetër? Për të përzier numrat e delegatëve me numrat e turmës që të mos merret vesh kush ka mandat e kush nuk ka? Për t’u thënë SHBA-ve shihni sa njerëz vinë pas meje? Me SHBA nuk ndryshon jo dhjetë mijë, por sikur tërë votuesit e PD-së të mblidhen në Tiranë.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë në ndonjë parti demokratike të botës që Kuvendi i delegatëve të zgjedhur të “përforcohet” me turma militantësh. Vetë Berisha ka rekorde të këqija me përdorimin alla-bolshevik të mitingashëve në Kuvende, por jo deri në këtë pikë. Në korrik të vitit 1992, PD në pushtet humbi bukur thellë zgjedhjet vendore, tre muaj pas fitores plebishitare të 22 marsit 1992. Mbi njëzet për qind vota proporcionale më pak në harkun e tre muajve qeverisje. Më 5 gusht të atij viti, një grup themeluesish paraqitën në Këshillin Kombëtar një analizë të shkaqeve që çuan në atë humbje. Në vend që të përballej me argumentet, Sali Berisha thirri mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm më 13 gusht, pra, pas një jave. Në atë kohë, Kuvendi nuk kishte delegatë të fiksuar si tani.

Delegatët “u zgjodhën” brenda javës në gjithë Shqipërinë, një turmë mitingashësh që erdhën, mbushen sallën, u çorën duke brohoritur Sali Berishën e duke sharë kundërshtarët e tij, votuan përjashtimin e tyre, prishën partinë nën vështrimin e atij që i kishte thirrur, u larguan, humbën e nuk u panë më këtyre anëve shumica prej tyre. Më pas erdhi humbja po aq e thellë e referendumit kushtetues të vitit 1994, pastaj farsa elektorale e 26 majit, kriza e vitit 1997 e plot ngjarje të tjera, për të cilat unë kam shkruar gjerë e gjatë në librat e mi për tranzicionin. Historia është për të mësuar prej saj. Në këtë moment nuk shoh asnjë kusht për mbajtjen në 11 dhjetor të një Kuvendi-Kuvend, siç është vetë kuptimi i fjalës. Është investuar shumë helm, shumë emocione. Një miting me emrin Kuvend nuk do të zgjidhte asgjë. Përkundrazi: do t’i shumonte e thellonte problemet tashmë të rënda. /Panorama

Tags: BerishaFoltorjaPrec zogaj

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Përgjimet e Taçit/Ja dokumenti që futi në sherr Erion Braçen me Ervin Salianjin

Përgjimet e Taçit/Ja dokumenti që futi në sherr Erion Braçen me Ervin Salianjin

Çfarë ndodhi pas sherrit në Kuvend?/Braçe flet me Ballën, Salianji në telefon

Çfarë ndodhi pas sherrit në Kuvend?/Braçe flet me Ballën, Salianji në telefon

Kurti: E pritshme që marrëveshja me Serbinë të arrihet gjatë mandatit tim

Kurti: E pritshme që marrëveshja me Serbinë të arrihet gjatë mandatit tim

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com