Ambasadorja e SHBA-vë në vendin tonë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e parlamentit për të miratuar gjyqtarin, Altin Binaj si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Kim shprehet se tashmë duhet dhe një tjetër anëtar për ta bërë Kushtetuesen funskionale.
Sipas saj, kjo është një arritje e madhe e cila afron Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.
”Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria tani ka nevojë për 1 gjykatës tjetër për një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve tek presidenti sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo është një arritje madhore e cila do ta lëvizë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit dhe Parlamentit’’, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.
Big news: Parliament approved judge for Const Ct. ?? now needs 1 more judge to for functional CC. We look forward to JAC sending candidate list to Pres ASAP. This is a major achievement which will move ?? one step closer to EU & it reflects strong cooperation of JAC, Pres & Parl. https://t.co/OKFFkb72wu
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 17, 2020