E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

E akuzuar për korrupsion/ Apeli ashpërson masën për gjyqtaren, Mimoza Margjeka

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka rrëzuar shkallën e parë duke i rikthyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” për gjyqtaren, Mimoza Margjeka. Dy javë më parë, shkalla e parë caktoi masën “detyrim paraqitje” për gjyqtaren, por Apeli e rrëzoi atë duke ashpërsuar masën ndaj ish-gjyqtares së Korçës.

Në arrest shtëpie, është lënë edhe bashkëshorti i saj Arben Cara, të cilët akuzohen për korrupsion. Mësohet se seanca për masën ndaj tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Bashkë me ta u arrestua edhe avokati dhe vëllai i Orion Balit, Skënder Damini dhe Nejton Bali, si edhe sekseri Kaludio Zhilla.

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se, Margjeka ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së të burgosurit, Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...