Arben Hajdari, djali i xhaxhait të Azem Hajdarit ka fituar statusin e azilantit politik në Francë. Lajmi është bërë me dije në rrjetet sociale nga vetë ai.
“Miq te dashur, Ne lidhje me lajmin që është shpërndarë sot nëper mediat elektronike për famijen tonë konfirmojmē se: asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të Azilt politik në France për kushëririn tonë.
I urojmë një jetë të mirë atij dhe kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret”, shkruan Kir Hajdari.
HISTORIA
Në 8 dhjetor të vitit 2015, Arben Hajdari ka qenë pjesëmarrës në protestën e opozitës dhe e kanë arrestuar sipas tij për shkak të mbiemrit që ka dhe bindjeve politike. Këtë ai e ka sqaruar për “Panorama” teksa ka nën vizuar se përfitimi i statusit të azilantit nuk ka ardhur për shkak të lidhjeve familjare me famljen e Azem Hajdarit.
Arben Hajdari tha për Panorama se shtë arrestuar disa herë nga policia e Kamzës për shkak të bindjeve të tij të djathta.
Ndërkohë, në statusin e Kir Hajdarit, ka komentuar edhe vetë Arbeh Hajdari i cili shkruan dhe sqaron:
Duke pershendete gjithe kushot e mi sqaroj see statusin politik ne France e kam fituar nga dhuna e policise te Edvin droges kunder meje