Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kush po kërkon luftë në Ballkan?

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Kush po kërkon luftë në Ballkan?

Nga Edward P.Joseph, “Foreign Policy”/“Ne nuk kemi as edhe një qen në atë luftë!”. Kështu u shpreh sekretari amerikan i shtetit, Xhejms Bejker në qershorin 1991, duke folur mbi shpërbërjen e afërt të Jugosllavisë.

“Ne nuk i përjashtojmë ndryshimet territoriale… Mendojmë se ata duhet ta zgjidhin vetë këtë çështje”- tha këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Xhon Bolton në muajin gusht të këtij viti, duke folur mbi bisedimet për këmbimet territoriale midis Serbisë dhe Kosovës.

Kur të shkruhet historia e ardhshme e Ballkanit, këto dy deklarata do të jenë më konsekuentet e çdo zyrtari amerikan.

Ishte deklarata e Bejkerit, ajo që i çeli dritën jeshile Sllobodan Millosheviçit, për të përdorur arsenalin e plotë ushtarak të ish-Jugosllavisë kundër, Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës, që sapo kishin shpallur shkëputjen nga federata.

Pasoja ishte një seri konfliktesh të tmerrshme në rajon, të gjitha thuajse tërësisht të shmangshme. Deklarata e Xhon Bolton, kërcënon tashmë të zhbëjë arritjet e dy dekadave të fundit, plus përpjekjet ndërkombëtare për paqe në rajon.

Duke u bazuar tek zërat rreth bisedimeve private midis krerëve të Serbisë dhe Kosovës për të ndryshuar kufirin, si një mjet për t’i dhënë fund qëndrimeve të tyre armiqësore, Bolton po çel tanimë dritën jeshile që Prishtina dhe Beogradi të tregtojnë mes tyre territore, si një mënyrë e dhënies fund të konfliktit shekullor mes tyre.

Në fakt, shkëmbimi territorial e ka një logjikë tërheqëse:Serbia dhe Kosova janë në ngërç për shkak të pavarësisë së kësaj të fundit, me bisedimet e normalizimit të raporteve, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian që nuk po çojnë asgjëkund.

Asnjë vend nuk mund të përparojë drejt anëtarësimit në BE, nëse nuk e zgjidh ngërçin; dhe secili vend ka pjesë territori të populluar nga tjetri, d.m.th serbë apo shqiptarë, të cilët më së shumti do të jetojnë në mesin e popullatës së tyre pas vijës kufitare.

Pra, nëse palët mund të bien dakord për shkëmbimin territorial, si një mënyrë për zhbllokimin e ngërçit mes tyre, pse duhet ta kundërshtojnë këtë Shtetet e Bashkuara apo Evropa?

Përgjigjja është se logjika e një marrëveshjeje midis Serbisë dhe Kosovës – edhe nëse mund të arrihet (pengesat janë më komplekse sesa kuptohet aktualisht) – nuk duhet të kontrollohet.

I njëjti skenar i lejimit të njerëzve të pakënaqur që të largohen nga një vend etnikisht i përzier drejt një vendi homogjen, i intrigon gjithashtu serbët e Bosnjës, shqiptarët e Maqedonisë dhe gati çdo pakicë në rajon.  Mjerisht, në rastin e Bosnjes, nuk ka asnjë mënyrë bindëse për ta ndarë vendin pa rindezur një luftë të re.

Shumica boshnjake e vendit, nuk do të binte kurrë dakord me humbjen e territorit në lindje të vendit. Kjo zonë përfshin Srebrenicën, vendin ku popullata myslimane u “spastrua”brutalisht.  Njëherazi, asnjë udhëheqës serb nuk mund ta rikthejë këtë territor, i cili kufizohet me Serbinë dhe tani pas spastrimit etnik, dominohet nga serbët.

Efekti zinxhir i ngjarjeve, është krejtësisht i besueshëm. Vetëm diskutimi i shkëmbimit territorial nga Bolton dhe zyrtarë të lartë evropianë, është i mjaftueshëm për të elektrizuar udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili ka folur prej kohësh – dhe ka ndërmarrë hapa paraprakë drejt shkëputjes.

E njëjta gjë vlen edhe për Maqedoninë, me një ndërlikim shtesë ndërkombëtar. Pakica e konsiderueshme shqiptare e vendit, rreth 25-30 për qind popullsisë, gati zhvilloi një luftë me shumicën etnike maqedonase në vitin 2001. Shqiptarët e Maqedonisë, janë të lidhur ngushtë me bashkëpatriotët e tyre në Kosovë.

Në fakt për shumë shqiptarë, kufiri ndërkombëtar nuk ekziston.  Pavarësisht zotimeve të liderëve shqiptarë në Maqedoni për të qëndruar bashkë, logjika e shkëputjes do të rikthehet, veçanërisht kur Kosova e re, etnikisht homogjene, të bashkohet me Shqipërinë.

E pse do të këmbëngulnin shqiptarët e Maqedonisë të qëndronin jashtë derës së Shqipërisë së Madhe, duke mbetur të bllokuar në një marrëdhënie të ftohtë, si një minoritet i përhershëm?

Ashtu si në Bosnje, edhe ndarja e Maqedonisë është një çështje komplekse dhe destabilizuese. Jo vetëm që maqedonasit dhe shqiptarët do të grindeshin mbi kushtet e ndarjes – një numër i madh shqiptarësh jetojnë në kryeqytetin Shkup – por edhe një ndarje e dakordësuar, nuk do të zgjaste shumë.

Shfaqja e një shteti të brishtë maqedonas do të çelte menjëherë garën midis Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë për plaçkë – ringjalljen e Luftës së Dytë Ballkanike të një shekulli më parë. Dhe ashtu si në atë konflikt, çfarëdolloj ndarje e plaçkës, do të lërë një ose më shumë palë – duke përfshirë vetë maqedonasit – të pakënaqur.

Sërish ndarja territoriale do ta ndezë konfliktin, dhe jo shuajë atë. Rruga për të dalë nga kjo rrëmujë, është që Bolton dhe administrata e Trump, të zotohen dhe mbrojnë interesat e SHBA-së.

Udhëheqësit e SHBA-së, duhet të bashkojnë forcat me Berlinin, ku kancelarja Angela Merkel e ka denoncuar konceptin e propozuar për shkëmbime territoriale, të punojnë mbi çështjet e vështira, dhe të dalin me zgjidhje që nuk bazohen kryesisht tek ndryshimet territoriale.

Ato duhet të vendosin tre kushte. Së pari, nuk mund të ketë marrëveshje për shkëmbimin e territorit të Kosovës, deri sa të rihapen dhe të përfundojnë negociatat për Kushtetutën e Dejtonit për Bosnjën.

Perëndimi nuk mund të lejojë, që një marrëveshje e pamatur për Kosovën të destabilizojë vendin, që përjetoi luftimet më të përgjakshme. Beogradi, që është bashkë-nënshkrues i Marrëveshjes së Dejtonit, duhet të angazhohet me vëllezërit e tij serbë, dhe t’i udhëzojë ata të bëhen pjesë e reformave të shumëpritura, të cilat do ta bëjnë me në fund Bosnjën funksionale.

Së dyti, palët duhet të pranojnë parimin se asnjë shkëmbim territorial, nuk mund të ndodhë pa “shumicën e pakicave”, pra një referendum që kërkon miratimin e shumicës nga ata që mbeten pas një shkëmbimi të propozuar territorial.

Së treti, duhet të ketë kritere të jashtëzakonshme për aspirantët e rinj për në BE, si Serbia, që ta pengojnë atë të ndërhyjë në të ardhmen në punët e ndonjë shteti tjetër në rajon.

BE, duhet të këmbëngulë që 5 anëtarët që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë këtë në prag të një shkëmbimi territorial Beograd-Prishtinë. Askush nuk duhet të insistojë që popujt e Ballkanit ta pëlqejnë me zor njëri-tjetrin, apo edhe që të duhet të jetojnë bashkë.

Por nëse udhëheqësit e përdorin ndarjen territoriale si një mënyrë për të kapërcyer konfliktin, ata duhet ta bëjnë këtë në një mënyrë që të mos shkaktojë më shumë probleme.

Shënim: Edward P. Joseph, është profesor dhe bashkëpunëtor në Shkollën John Hopkins për Studime të Avancuara Ndërkombëtare.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: BallkanikerkonkosovalufteSerbiashqiperia

TË LIDHURA

Aksident, automjeti përplaset me autobusin e linjës Roskovec-Fier
Aktualitet

Aksident, automjeti përplaset me autobusin e linjës Roskovec-Fier

16:23 | 19/05/2025
“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden
Bota

“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden

15:02 | 19/05/2025
Serbi/ Arrestimi i aktivistëve, vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad
Rajoni

Serbi/ Arrestimi i aktivistëve, vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad

14:50 | 19/05/2025
Next Post
Foto/U gjet e varur në litarët e jahti luksoz, zbulohen torturat që iu bënë modeles

Foto/U gjet e varur në litarët e jahti luksoz, zbulohen torturat që iu bënë modeles

Video/“Për dy minuta, i kontrolluat…”, momenti i kapjes së 4 të ‘fortëve’ të Shkodrës

"Turp të vijë, je kancer i shqiptarëve”, motra e gangsterit të Shkodrës sulmon Berishën

Lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje, policia kap ‘mat’ 17-vjeçarin

Emri/I kërkoi qytetarit 50 mijë lekë, e pëson keq punonjësi i policisë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Aksident, automjeti përplaset me autobusin e linjës Roskovec-Fier
Aktualitet

Aksident, automjeti përplaset me autobusin e linjës Roskovec-Fier

by mirseda
16:23 | 19/05/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në zonën e njohur si...

Gratë e humbin mendjen… kur janë të dashuruara

Gratë e humbin mendjen… kur janë të dashuruara

15:07 | 19/05/2025
Lionel Mesi gjen fajtorin: Është koha të flasim për nivelin e gjyqtarëve në MLS

Lionel Mesi gjen fajtorin: Është koha të flasim për nivelin e gjyqtarëve në MLS

15:04 | 19/05/2025
“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden

“Kanceri na prek të gjithëve”, Joe Biden

15:02 | 19/05/2025
Çështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

Çështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin

15:00 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com