Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Kush janë 8 prokurorët që do të hetojnë korrupsionin e niveleve të larta?

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kush janë 8 prokurorët që do të hetojnë korrupsionin e niveleve të larta?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën me tetë emrat e prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion e njohur shkurt si SPAK. Pas mbledhjes së sotme është publikuar lista me emrat e tetë prokurorëve që janë renditur më lartë pas garës prej 15 prokurorësh.

Të gjithë prokurorët që do të jenë pjesë e kësaj njësie kanë kaluar procesin e vettingut të formës së prerë. Emrat: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra. Prokurori Ndini Tavani është tërhequr më herët nga gara për SPAK dhe më datën 11 tetor 2019 është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Kandidatja Manjola Kajana është ankimuar në datën 2 gusht 2019 nga Komisioneri Publik dhe ndodhet aktualisht në pritje të vendimit përfundimtar të Kolegjit Posaçëm të Apelimit (KPA). Kandidatja Anita Jella nuk ka arritur të kalojë instancën e parë të vetingut për shkak se seanca dëgjimore është shtyrë pasi përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka sjellë provat e reja. Besnik Muçi është zgjedhur si anëtar në Gjykatën Kushtetuese me dekret të Presidentit në datën 16 tetor 2019.

Sipas propozimit kërkohet që brenda 30 ditëve (ose brenda muajit nëntor 2019) në mbledhje plenare të Këshillit të përmbyllet procedura e ngritjes në detyrë për 8 prokurorët kandidatë për Prokurorinë e Posaçme dhe të kryhet emërimi i tyre pranë kësaj prokurorie. Gjatë kësaj periudhe tranzitore, Komisioni Posaçëm propozon që Këshilli (komisionet përkatëse) të përgatisin aktet e nevojshme për t’u miratuar. Këto akte përfshijnë: Vendimet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme; Vendimin për caktimin e përhershëm të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme me mandat 3-vjeçar nga 8 prokurorë të emëruar në Prokurorinë e Posaçme; Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetër; Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të caktuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por janë emëruar pranë një prokurorie tjetër.

Emërimin e prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm (duhet theksuar që me fillimin e punës së Prokurorisë së Posaçme pushon së funksionuari Prokuroria e Krimeve të Rënda). Komisioni propozon gjithashtu që Këshilli të autorizojë Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të koordinojë punën me Këshillin e Lartë Gjyqësor për të marrë në mënyrë të njëkohshme vendimet përkatëse për Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë e Posaçme. Ekzistenca e njërit organ pa tjetrin, qoftë edhe disa orëshe mund të sjellë probleme.

Pas emërimit të 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap menjëherë garën për shprehjen e interesin nga ana e 8 prokurorëve tashmë të emëruar për pozicionin e drejtuesit, fazë e cila zgjat 5 ditë. Gjithë procesin duhet të mbarojë brenda 30 ditëve. Anëtarët e Këshillit kanë shprehur opinionet e tyre rreth këtij propozimit i cili është votuar në unanimitet. /Panorama

Tags: 8hetimkorrupsionprokurore

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Next Post
Kandidate për kryeministre? Duma ‘sfidon’ Bashën

Kandidate për kryeministre? Duma 'sfidon' Bashën

Berisha i nxjerr emrin: Drejtori i policisë ka dhunuar efektivin për një femër

Berisha i nxjerr emrin: Drejtori i policisë ka dhunuar efektivin për një femër

“E preferuara e Haradinajt dhe Thaçit”, Serbia i kthehet kundër Rita Orës

“E preferuara e Haradinajt dhe Thaçit”, Serbia i kthehet kundër Rita Orës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com