Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kush janë 10 vendet me ushtritë më të forta në botë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kush janë 10 vendet me ushtritë më të forta në botë

Ushtritë konsiderohen si një pjesë e rëndësishme e një vendi. Çdo vit, një pjesë e madhe e buxhetit shkon për këtë sektor. Vendet marrin nisma të veçanta për të forcuar veten në aspektin ushtarak. Ja cilët janë sipas “Business Insider”, 10 vendet me ushtritë më të forta në botë.

  1. Japonia

Japonia ishte një forcë ushtarake madhore në dy luftërat botërore. Traktati i Paqes në fund të Luftës së Dytë Botërore, e ndalon që të ketë një ushtri sulmuese. Por për shkak të mosmarrëveshjeve të saj me Kinën, Japonia ka nisur forcimin e ushtrisë së saj. Shpenzimet e saj vjetore ushtarake janë 49.1 miliardë dollarë. Ushtria japoneze ka një personel aktiv prej 247.000 trupash dhe gati 60.000 rezervistë. Ka 1.595 avionë luftarakë dhe 131 luftanije.

  1. Koreja e Jugut

Kërcënimi nga Koreja e Veriut, por edhe Kina, e ka detyruar Korenë e Jugut të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, që aktualisht janë 34 miliardë dollarë në vit. Ushtria e saj përbëhet nga mbi 640.000 trupa aktivë, dhe 2.900.000 rezervistë. Seuli ka 1.393 avionë luftarakë, 166 luftanije, 15.000 armë të rënda tokësore dhe 2.346 tanke.

  1. Turqia

Nga viti 2015, edhe për shkak të luftës në Siri dhe ISIS, 10 për qind e buxhetit shkon për mbrojtjen, ose 18.2 miliardë dollarë. Ka në shërbim 660.000 trupa aktive. Forca ajrore turke përbëhet nga 1000 avionë. Ndërkohë ka 16.000 armë të rënda tokësore si topa, mortaja dhe raketa.

  1. Gjermania

Gjermania është një nga fuqitë më të mëdha ekonomike në botë. Por gjendja e ushtrisë gjermane është përkeqësuar në vitet e fundit. Në vitin 2011, qeveria hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të parandaluar militarizmin e vendit. Ushtria gjermane ka vetëm 183.000 trupa personel aktiv dhe 145.000 rezervistë. Ka 710 avionë luftarakë në total, dhe 5000 armë të rënda tokësore.

  1. Franca

Në vitin 2013, qeveria vendosi të shkurtojë ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje. Buxheti i saj aktual ushtarak është 43 miliardë dollarë në vit, ose 1.9 për qind e PBB-së së vendit. Ushtria franceze përbëhet nga 220.000 trupa të rregullta. Ka pak më shumë se 1.000 avionë, dhe 9.000 mjete. Pa harruar 290 bomba bërthamore.

  1. Britania e Madhe

Edhe Londra ka zvogëluar vitet e fundit madhësinë e ushtrisë britanike. Buxheti i mbrojtjes është 54 miliardë dollarë në vit. Forca e rregullt ka rreth 205.000 trupa. Forca ajrore përbëhet nga 908 avionë, dhe 66 luftanije. Ndërkohë ajo ka 160 armë bërthamore.

  1. India

India ka aktualisht një ushtri të madhe prej 3.5 milion trupash. Ajo zotëron 16.000 mjete tokësore përfshirë 3.500 tanke, 1.785 avionë, por edhe armë bërthamore. Raketat e saj balistike mund të godasin Pakistanin dhe pjesën më të madhe të Kinës. Buxheti aktual i mbrojtjes është 61 miliard dollarë, por pritet që të rritet më tej.

  1. Kina

Buxheti i mbrojtjes është zyrtarisht 237 miliardë dollarë në vit, dhe është në rritje të vazhdueshme. Ushtria kineze ka një personel aktiv prej 2.3 milionë trupash dhe 2.3 milion rezervistë, duke e bërë atë forcën më të madhe tokësore në botë. Ajo ka 25.000 mjete, 2.800 avionë, dhe zotëron rreth 300 bomba bërthamore.

  1. Rusia

Buxheti i mbrojtjes është 48 miliardë dollarë në vit, dhe pritet të rritet me 44 për qind në 3 vitet e ardhshme. Ushtria ruse ka 766.000 trupa të vijës së frontit dhe gati 2.5 milion rezervistë. Forca njerëzore mbështetet nga 15.500 tanke. Ndërkohë ky vend zotëron 8.500 bomba bërthamore, duke u renditur i pari në botë.

  1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës

SHBA shpenzon 750 miliard dollarë në vit për ushtrinë e saj, më shumë sesa buxhetet e 9 vendeve të tjera të marra së bashku. Ajo ka 1.4 milion ushtarë aktiv, dhe 800.000 të tjerë rezervistë. Është lidere botërore në prodhimin e avionëve luftarakë, ka një flotë prej 19 aeroplanmbajtësesh. Ndërkohë ka në dispozicion 7.500 bomba bërthamore.

Burimi i lajmit: https://www.wonderslist.com/10-countries-with-strongest-armies/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: avione luftarakebomba bërthamoreushtrite e fuqishme

TË LIDHURA

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi
Bota

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi

20:40 | 28/03/2026
Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje
Bota

Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje

20:38 | 28/03/2026
2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?
Bota

2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?

20:32 | 28/03/2026
Next Post
Ora policore/ Imzot George Frendo: Vendimi i nxituar dhe diskriminues

Ora policore/ Imzot George Frendo: Vendimi i nxituar dhe diskriminues

Ndryshojnë rregullat, nga sot me test negativ për t’u futur në Malin e Zi

Ndryshojnë rregullat, nga sot me test negativ për t’u futur në Malin e Zi

Dhunoi stafin, ish-konsulli i Kosovës në Tiranë nxjerr fakte të rënda

Dhunoi stafin, ish-konsulli i Kosovës në Tiranë nxjerr fakte të rënda







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi
Bota

Erdogan:Çmimin e luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi

by mirseda
20:40 | 28/03/2026
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se çmimi i “luftës së pakuptimtë, të paligjshme...

Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje

Testi i inteligjencës/ Hong Kong në krye, shqiptarët lënë pas fqinjët në renditje

20:38 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?

2,500 marinsa në Lindjen e Mesme/ A do urdhërojë Trump sulm tokësor ndaj Iranit?

20:32 | 28/03/2026
Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet: Në përputhje me parimet e statutit!

Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet: Në përputhje me parimet e statutit!

20:28 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com