Këto javë në media qarkulloi një lajm jo zyrtar për fitoren e “paracaktuar” të këngëtares Anxhela Peristeri, lajm i cili u mohua kategorikisht nga drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, si dhe nga Anxhela. Por mbrëmjen e kaluar, Anxhela Peristeri u shpall fituese e Festivalit të 59-të të RTSH-së.
Para disa ditësh, këngëtarja Enxhi Nasufi akuzoi Anxhela Peristerin se ishte vetë ajo që shpërndau lajmet e rreme për fitore.
“E kam thënë dhe e rithem, nuk më pëlqen energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë.
Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë, dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin.
Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë”, tha Enxhi në një emision.
Madje, pas fitores së saj ajo ka reaguar me një status në InstaStory, ku ka shkruar:
“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë. Kush është miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin se s’di. Shihemi në festivale të tjera”, shkruan ajo.