E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Si Meta dhe Basha, përdorin Berishën si “dordolec” për të trembur Perëndimin

Nga: Mero Baze

Sali Berisha u detyrua të kërkojë ndjesë publike për herë të parë ne jetë të tij, ndaj përbaltjes që i bëri zonjës Calavera, e cila është drejtore për Ballkanin jugperëndimor në Bashkimin Europian dhe shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Sulmi nuk erdhi nga qielli. Lajmi për përbaltjen e saj u prodhua nga zyra e presidentit dhe Partia Demokratike dhe ju ofrua për ta postuar një portali që me shumë gjasa, shumicën e parave i bën nga lajmet e rreme me pagesë nga PD dhe LSI, pasi gjithë raportet nga Shqipëria qajnë hallin e Berishës dhe Metës për reformën në drejtësi. Është më pak i kualifikuar se zeni.net apo portalet e tjera të LSI – PD.

Po të shikosh postimet e Kaç Islamit, që tani është i PD, apo njerëzve të afërt të Metës, e kupton se ata ishin duke “pritur” një lajm të fortë nga Bruskeli, që lidhte me trafikun e drogës në Shqipëri, njeriun më të rëndësishëm të Brukselit për Shqipërinë, zonja Calavera.

Pasi lajmi u bë publik, Sali Berisha akuzoi Calaveran si të lidhur me trafikun e drogës në Shqipëri, pasi ndante paratë e drogës me Edi Ramën.

Ndaj këtij sulmi brutal dhe të papërgjegjshëm pati një miratim në heshtje nga presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. I pari vuri gjithë ekipin e tij të shtypit, ta ribotonin deklaratën e Berishës, kurse Basha si zakonisht u tha ambasadorëve se nuk ka çfarë t’i bëjë Berishës.

Pas sulmit të Berishës dhe miratimit në heshtje të Metës dhe Bashës, u detyra të reagojë komisionieri për Zgjerim dhe ambasadori Soreca. Pas kësaj Berisha kërkoi menjeherë ndjesë, i frikësuar.

Por a zhbën ndjesa e Berishës, sulmin ndja zyrtares së Brukselit?

Jo. Sulmi nuk u bë nga Berisha, por nga prodhuesi i lajmit. Berisha u caktua për t’i bërë jehonë. Sulmi nuk është bërë nga ndonjë medie serioze, e cila pritet të marrë përgjegjësi. Sulmi është paguar nga opozita në Tiranë.

Autor i sulmit është Ilir Meta dhe ekipi i tij, të cilët kanë prodhuar ‘thashethemin” me burime nga Venecia, për të goditur zyrtaren më të rëndësishme të Brukselit për Shqipërinë.

Ai është koordinuar me Sali Berishën thjesht që t’i bëjë jehonë këtij sulmi. Ndaj ndjesa e Berishës është për të ruajtur burimin e lajmit.

Lexo edhe :   Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin

Nuk është hera e parë që ky “burim” prodhon sulme bazuar në lajme të rreme. E tillë ka qenë fushata për gjoja ardhjen e 1500 kamionëve me lëndë helmuese nga Italia në Shqipëri, që u botua fillimisht në portalin e familjes së Sali Berishës dhe në një protal anonim në Itali, që është po i tyre, dhe në bashkëpunim me disa aleatë politikë në Itali, organizuan gjithë fushatën mbështetur mbi lajmin e rremë të prodhuar vetë.

Sot në Itali, ata që bashkëpunuan me Metën e Berishën për atë lajm janë në burg dhe hetim. Në Shqipëri vazhdojnë prodhojnë lajme të rreme.

Lexo edhe :   Të premtosh 'shkapjen' e shtetit, për ta gjunjëzuar atë

Por Lulzim Basha dhe Ilir Meta, të cilët ishin aprovuesit e këtij sulmi, nuk kanë kërkuar ndjesë, por thjesht kanë shitur Sali Berishën, duke ja faturuar atij sulmin ndaj Brukselit. Kjo është dhe arsyeja përse Berisha kërkoi ndjesë publikisht.

Ai kuptoi se dy bashkëpunëtorët e tij në këtë fushatë përbaltëse për Brukselin, po e përdorin atë si plak të rrjedhur, që mund të thotë gjithçka dhe mund t’i japë zë çdo gënjeshtre.

Nëse do të ndodhte që Brukseli do ta injoronte, ata do të ishin me Berishën. Meqë Brukseli i çoi mesazh Berishës duke i treguar vendin, ata bëjnë sikur nuk e kanë mendjen se çfarë ka ndodhur, duke e lënë Berishën vetëm.

Kjo e ka kthjelluar Berishën dhe e detyroi të lëpinte atë që kishte pështyrë. Eshtë mirë të lajmërojë ndërkohë dhe Kaç Islamin dhe bashkëpunëtorët e Metës t’i fshijnë postimet që tregojnë se ata e prisnin lajmin e rremë që kishin bërë vetë dhe sapo doli i bënë jehonë.

Jo se do t’i thërrasë dikush dhe ata, por nuk është mirë të duket që Meta dhe Basha tallen me Berishën duke e përdorur si dordolec për të trembur Perëndimin për reformën në drejtësi.

Se “dordolecët” janë ca shkopinj druri që i veshin me rroba si plak, për të trembur njerëzit. Ato janë qënie pa shpirt dhe nuk kanë frikë. Kurse Berisha është një plak i mbështetur në shkop, por ndryshe nga “dordolecët” me lecka, ka akoma shpirt dhe natyrisht, ka akoma frikë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...