Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

“Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria”, Saimiri tregon arsyen pse e hoqi Vivienin

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant

Të hënën në “Love Story”, Saimiri zgjodhi të eliminonte Vivienin. Të dy patën një debat të fortë në studio, gjë që u komentua edhe në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Por ai ka rrëfyer në “Daily Love Story”, se largoi Vivienin pasi ajo nuk ishte vetvetja dhe jo për shkak të debatit.

Më tej ai shtoi se kishte menduar ta eliminonte Vivienin më herët, dhe nuk e largoi atë për shkak të debatit të së hënës. Saimiri tha më tej se ajo nuk ishte e duhura për të.

Sipas tij, Vivien e kishte ndjerë se do eliminohej, ndaj ishte pak e revoltuar dhe u mundua që ta kritikonte.

Të pamë pak të tensionuar në studio. A nuk të pëlqen kur një vajzë të sulmon?

Nuk kam asgjë kundra debateve, por më shqetëson fakti që debati mund të jetë i parapërgatitur nga dikush, ose nga personi që nuk është i duhuri ta krijojë këtë debat.

Sipas teje, debati ishte i thurur më përpara nga dikush?

Mendoj se po, sepse për mendimin tim Vivien është një nga vajzat që është e gabuar në këtë lloj programi. Dhe ajo duhet ta ketë ndjerë këtë gjë, dhe ndaj e ka ndjerë dhe eliminimin dhe është përpjekur nga njëra anë që të më sulmojë nga pak.

Por unë eliminimin nuk e lë në moment të fundit, sepse shumë kanë menduar që unë e hoqa Vivienin nga debati, por unë kam pasur arsye të tjera prandaj nuk e kam nxjerrë në takim gjithë këto kohë dhe e kisha marrë vendimin që më parë që do ta hiqja atë natë. Nuk e mora aty në çast që pse më bëri nja dy pyetje.

Më tej ai ka treguar edhe arsyet përse vendosi të mos i japë trëndafil 27-vjeçares.

Pra ti nuk e ke ftuar enkas në takim Vivienin?

Kam dashur që ajo të tregojë veten e vet siç është, sepse i kam inat njerëzit që shfaqen ndryshe nga janë. Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria, ndërkohë që…

Cilat ishin arsyet që ti e eliminove?

Arsyet nuk mund ti tregoj këtu, por unë pëlqej njerëzit që sido që të jenë, të jenë vetvetja. Mos bëjn sikur dikush që nuk janë. Kjo ishte dhe arsyeja, unë e kam kuptuar gati që në fillim të programit dhe ndaj nuk e kam thirrur më në takim.

Doja që ajo të shfaqte vetveten, por e kisha vendosur që do ta hiqja atë natë. Vivin sido që të jetë e respektoj sepse i respektoj të gjitha vajzat që janë këtu, por kam kuptuar që nuk është e duhura për mua. Nuk ishte aspak nga debati që patëm. Sigurisht që edhe ajo është një vajzë e zgjuar që e kishte kuptuar këtë gjë, ose po e ndjente dhe prandaj ishte pak e revoltuar dhe u mundua që të më kritikonte. Por është e drejta e saj dhe i uroj shumë fat.

Ti komentove edhe puthjen që ajo të dha në takim e parë tek vila. Mund të na thuash diçka pak më tepër për këtë?

Unë e komentova edhe në studio që nga çdo vajzë mund ta kisha pritur këtë sulm, por jo nga Vivieni. Sepse në momentin që ajo ma dha puthjen e parë pa e dashur unë fare, unë e pranova dhe e mora me humor për të mos e përulur atë. Në këtë moment ajo më thotë mua që si i puthe dy vajza. Prandaj më shqetësoi pak kjo gjë, por gjëra që kalojnë.

Tags: Daily Love StorySaimirivivien

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

"Po vuaj prej 10 vitesh", Gatuzo tregon sëmundjen që po kalon

Nis shpërndarja e vaksinave drejt 27 vendeve të BE (VIDEO)

E nisi biznesin që 11-vjeç, historia e miliarderit Uorren Bafet







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat

by mirseda
09:01 | 05/06/2026
0

Këtë të premte, më 5 qershor, do të mbahet Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të...

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në Delvinë,një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve

08:41 | 05/06/2026

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com