E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

“Po vuaj prej 10 vitesh”, Gatuzo tregon sëmundjen që po kalon

Trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo, ka treguar se ai po kalon një periudhë të vështirë në jetën e tij, për shkak të një sëmundje.

Ai zbuloi për “Sky Sports” problemet që po kalon me sëmundjen e miastenisë okulare, çregullim që dobëson qepallat e syrit. Ish-tekniku i Milanit u pa me syrin të djathtë thuajse të mbyllur gjatë prononcimit pas barazimit me Torinon, ku tregoi se për 10 vite vuan nga kjo sëmundje.

Gatuzo preku publikun me fjalët për problemet që po kalon, ku tha se prej 12 vitesh nuk ka qenë vetvetja. Prej 10 vitesh vuan nga miastenia dhe se kjo është hera e tretë që po i ndodh me syrin. Xhenaro Gatuzo u shpreh se kjo sëmundje të bën të ndihesh i lodhur.

“Nuk kam qenë vetvetja për 12 vite. Dua t’ju apel të gjithëve, sidomos fëmijëve që kur shohin veten në pasqyrë e kuptojnë që diçka nuk shkon mirë: ‘Jeta është e bukur! Përqafojeni atë!’

Prej 10 vitesh po vuaj nga miastenia, kjo është hera e tretë që po më ndodh me syrin tim, por gjithçka do t’i kthehet normalitetit. Kjo sëmundje të bën të ndihesh vërtet i lodhur duke të detyruar t’i shikosh gjërat dyfish.

Vetëm një i çmendur si puna ime mund të vazhdojë të rezistojë. Megjithatë, kjo është jeta, sepse ka dhe gjëra më të këqija. Ka patur thashetheme se më ka mbetur dhe një muaj të jetojë, por qetësohuni, nuk jam duke vdekur. Kur të vdes, dua të jem aty ku kam jetuar gjithë jetën, në fushë”, deklaroi Gatuzo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...