Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

E nisi biznesin që 11-vjeç, historia e miliarderit Uorren Bafet

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha, TT, W-Instant
E nisi biznesin që 11-vjeç, historia e miliarderit Uorren Bafet

Me një pasuri prej 85.5 miliardë dollarësh, “Orakulli i Omahas”, është aktualisht njeriu i gjashtë më i pasur në botë, edhe pse nuk sillet si një i tillë. Shtëpia e tij modeste në Nebraska, vlen vetëm 0.001 për qind të pasurisë së tij totale, dhe ai nuk shpenzon kurrë më shumë se 3 dollarë në mëngjesin e tij të përditshëm tek McDonald.

Por ata që e kanë njohur që të vogël, nuk befasohen nga suksesi i tij. Që kur ishte 11-vjeç, investonte duke blerë aksione në bursë, ndërsa deri në moshën 16-vjeçare kishte akumuluar një pasuri prej rreth 45.000 eurosh. Por Bafet nuk është vetëm një mjeshtër në fitimin e parave, por edhe në dhurimin e tyre.

Edhe pse vetëm kohët e fundit ka filluar të bëjë bamirësi me insistimin e gruas së tij të parë, Bafet cilësohet tani si një nga filantropët më bujarë në botë, me më shumë se 27 miliardë dollarë të investuara gjatë dekadës së fundit në donacione apo kauza të ndryshme humanitare. Ja çfarë mund të mos dini mbi jetën e këtij njeriu:

Ndërsa shokët e klasës së tij në shkollën fillore ëndërronin të bëheshin sportistë apo të punonin në Hollivud, Bafet ishte vetëm 10-vjeç kur drekoi bashkë me të atin me një tregtar të Bursës së Nju Jorkut. Duke dëgjuar bisedën mes tyre, ai i vuri vetes synimin për t`u bërë një bisnesmen.

Aksionet e para në bursë i bleu në moshën 11-vjeç. Konkretisht bleu aksionet e “Cities Service” për 32 euro secili. Gjatë adoleshencës së tij, Bafet fitonte tashmë rreth 150 euro në muaj; më shumë sesa profesorët e tij (dhe shumë të rritur të tjerë). Në moshën 16 vjeçare ai tashmë kishte grumbulluar ekuivalentin e rreth 45.000 eurove me kursin e sotëm.

Pikërisht në atë kohë ai filloi punë si shpërndarës gazetash. Dhe ky ishte vetëm një nga aktivitetet e tij të shumta. Njëkohësisht ai merrej me shitjen e topave të përdorur të golfit, pullave postare, merrej me larjen e makinave etj.

U refuzua nga Shkolla e Biznesit në Harvard. “Unë isha 16-vjeç, por emocionalisht dukesha si 9”- tha ai më vonë duke kujtuar intervistën e pranimit. I detyruar të shkonte diku tjetër, ai zgjodhi Universitetin e Kolumbias, që i kërkoi vetëm paraqitjen e një aplikimi me shkrim, pa pasur nevojë të kalonte intervistën.

Bafet shpenzoi në një rast 85 euro për të blerë 1 orë kohë në “Dale Carnegie” për të folur në publik. Ai ishte 21 vjeç dhe kishte shumë drojë nga të folurit në publik. Investimi ishte me vlerë, pasi e ndihmoi t’i propozonte për martesë gruas së tij të parë.

Shtëpia e tij modeste në Omaha të Nebraskas ka vetëm 5 dhoma. Ajo u ble në vitin 1956 për 26.519 euro. Por nëse doni të bëheni fqinj me Bafet, shtëpia matanë rrugës do t’iu kushtojë rreth 1.81 milion euro.

Bafet nuk ka një kompjuter në tryezën e tij, ai preferon të përdorë celularin klasik dhe jo një smartfon. Mjeti më teknologjik që do të gjeni në zyrën e tij është një telefon fiks. Gjatë gjithë jetës së tij ai dërgoi vetëm një email tek Xhef Rajks i kompanisë “Microsoft”.

Miliarderi e kalon 80 për qind të ditës duke lexuar, ndërsa konsumon çdo ditë një sasi të madhe Coca-Cola. 99 për qind të pasurisë së tij përrallore e krijoi pas ditëlindjes së tij të 50-të.

Kur bleu kompaninë “Berkshire Hathaway”, 1 aksion kushtonte vetëm 16 dollarë, ndërsa sot vlen rreth 10.9 milion euro. Ai e mori kompaninë e tekstilit që po falimentonte dhe e shndërroi atë në një shumëkombëshe legjendare.

Pasuria neto e Bafet është më e madhe se PBB-ja e Uruguait, që në vitin 2014 ishte 48.3 miliardë euro.

Në vitin 2010, ai bashkë-themeloi “The Giving Pledge” me Bill dhe Melinda Gejtsin, një nismë që u kërkon njerëzve më të pasur në botë, që pjesën më të madhe të pasurisë së tyre t’ia kushtojnë filantropisë. Bufet ka dhuruar deri më tani 25.2 miliardë euro, donacioni i dytë më i madh pas Bill Gejst.

Në vitin 2013, Bafet fitoi mesatarisht 37 milion dollarë në ditë. Njerëzit janë aq të magjepsur nga legjenda e Bufet, saqë shpenzojnë miliona dollarë për të drekuar me të. Ai nuk beson se paratë janë sinonim i suksesit: “Unë e mas suksesin tim nga mënyra sesi njerëzit më duan. Dhe mënyra më e mirë për t’u dashur është të jesh i dashur më të tjerët”.

Burimi i lajmit: https://it.businessinsider.com/24-notizie-strabilianti-su-warren-buffett-che-ha-iniziato-a-comprare-azioni-a-11-anni-e-nel-2013-ha-guadagnato-37-milioni-al-giorno/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: aksioneBafetmiliarderpasuri

TË LIDHURA

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 14/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:11 | 11/07/2025
Next Post
Skavica? Rama: Do ta kthejë Shqipërinë në fuqi eksportuese të energjisë

Skavica? Rama: Do ta kthejë Shqipërinë në fuqi eksportuese të energjisë

BE bie në Ballkan

Presidenca është e namun, 1 vakëf që ua ha të gjithëve trurin e ikin nga mendtë

Varianti i ri i virusit, shkencëtarët zbulojnë kur e kanë pikasur në fillim

Varianti i ri i virusit, shkencëtarët zbulojnë kur e kanë pikasur në fillim

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën
Aktualitet

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

by mirseda
09:24 | 14/07/2025
0

Në takimin me deputetë të qarkut të Tiranës, Kryeministri Edi Rama është ndalur në aksionin për lirimin...

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

08:25 | 14/07/2025
Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

08:22 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com