Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kush ia dha tokën Balilit; Rama, Basha apo Meta?

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Gjatë seancës së sotme në Kuvend ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka denoncuar dy kontrata të lidhura nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me familjarë të Klement Balilit. Por, menjëherë pas akuzave të deleguara në drejtim të ish-ministrit të LSI-së, ka reaguar ky i fundit, duke hedhur poshtë këto akuza, teksa pretendon se këto kontrata janë plotësisht në përputhje me ligjin, ndërsa shtoi se ato janë dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave, duke ia kaluar kështu fajin kreut të Qeverisë, Edi Ramës.

Por, pas  akuzave të forta të Braçes, ka reaguar edhe deputeti Edmond Spaho, i cili tha se Balili u emërua drejtor nga vetë Rama.

Ndërkohë, që vlen të kujtojmë se lidhja midis Klement Balilit dhe LSI-së është e njohur edhe më parë. Ilir Meta ishte i pranishëm në inaugurimin e restortit të “Santa Quaranta”.

Por, situata komplikohet më shumë pasi në lojë futet dhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Sipas një VKM-je që mban datën 02/06/2010 në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, ai urdhëroi që ish-kampi i Punëtorëve dhe Pionierëve në Sarandë t’i hiqej nga pronësia sindikatës, për t’iu dhuruar Balilit.

Akuzat e PS-së ndaj LSI-së

Deputeti Socialist Erjon Braçe ka bërë publike dy kontratat e lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili në vitin 2016, kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti.

Gjatë fjalës së tij, Braçe e ka cilësuar si një qokë e pastër kriminale dhe korruptive të LSI-së, pasi kontratat janë lidhur pasi Klement Balili ishte shpallur në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar droge.Deputeti socialist, Erion Braçe ka publikuar disa kontrata të lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili, ku kësaj të fundit i janë dhënë 20 hektarë tokë, pas shpalljes në kërkim të Klement Balilit.

Këto kontrata janë nënshkruar në 2016-ën, kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti.

“Kjo është një kontratë e nënshkruar në 20/5/2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili & Co, ku Ministria vendos në dispozicion të kësaj kompanie 20 hektarë tokë në dispozicion. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin. Kjo është një tradhti shumë e madhe ndaj policisë tonë”, është shprehur Braçe.

Po ashtu, deputeti është shprehur se ministria ka firmosur edhe një tjetër kontratë me nipin e Klement Balili më 6.7.2016. Kryetari i Komisionit të ekonomisë është shprehur nga foltorja e Kuvendit se 80% e kontratave të qirave të tokave janë qoka politike.

Braçe ka vijuar më tej, teksa tha se politika e kësaj qeverie ishte të nxiste prodhimin bujqësor, ndërsa shtoi se edhe në tokat të cilat janë në status prodhimi, arrihet të prodhojnë vetëm 30%. Deputeti tha më tej se edhe në zonat të cilat janë duke prodhuar, fermerët janë gati t’i braktisin. Pas këtij skandali të publikuar nga Braçe, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i ka kërkuar llogari LSI-së, të cilën e ka quajtur “partia e Balilit”.

Balla kërkoi gjithashtu ndjekje penale për zyrtarët që kanë firmosur dhënien e tokave për Balilin:

“I janë dhënë toka shtetërore një personi në kërkim, Klement Balilit. Opozita nuk mund të mungojë në këtë sallë. Është partia e Balilit, LSI dhe ata duhet të jenë këtu bashkë me opozitën tjetër. Të jenë dëshmitarë, sesi një zyrtar i ka dhënë toka shtetërore Klement Balilit dhe familjes së tij. Nxis Ministrinë e Bujqësisë për auditit dhe kallëzime penale për zyrtarët që kanë shpërblyer me toka bujqësore Klement Balilin dhe kriminelë të tjerë”, u shpreh Balla.

Reagimi i LSI-së ndaj PS-së

Pas zbulimit të kontratave nga deputeti socialist Erion Braçe, ku akuzoi LSI-në e cila drejtonte Ministrinë e Bujqësisë, se u ka dhënë toka familjarëve të Klement Balilit në 2016-ën, vjen edhe reagimi i Edmond Panariti.

Ky i fundit, në atë kohë ministër i Bujqësisë, ka reaguar duke hedhur poshtë këto akuza, teksa pretendon se këto kontrata janë plotësisht në përputhje me ligjin, ndërsa shtoi se ato janë dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave, duke ia kaluar kështu fajin kreut të Qeverisë, Edi Ramës.

Reagimi i Panaritit

Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurrë me biografi, partishmëri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhënies se tokave janë plotësisht ne përputhje me ligjin, te hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhënies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, është dhëne me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa për tradhti, besoj se nuk ka tradhti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorinë ne kërkesën e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar për trafiqe.

Reagimi i PD-së ndaj PS-së

Pas akuzave të forta të Braçes, ka reaguar edhe deputeti Edmond Spaho, i cili tha se Balili u emërua drejtor nga vetë Rama:

“Doni t’i lini dobiçin në derë opozitës për krerët e drogës që i keni mbajtur në sqetull që keni ndarë fitimet me ta. Folët këtu se Klement Balilajn po na e mbroka opozita, kush e emëroi drejtor Balilajn, e ka emëruar Rama, ja ku është e të japër përgjigje, opozita e ka denoncuar që në maj 2014, me akuzën qeshi Rama, bënte humor me opozitën. Ta arrestoni jo për tokë, por se është baroni i drogës së rajonit e ka nxjerrë dhe CNN, doni ta arrestoni për tokë bujqësore ju, arrestoni Tahirin që e morët në mbrojtje”, tha Spaho.Lidhjet e Balilit me LSI-në dhe PD-në

Lidhja midis Balilit dhe LSI është e njohur edhe më parë. Ilir Meta ishte i pranishëm në inaugurimin e restortit të “Santa Quaranta”-s, si i ftuar nderi, ndërsa kushëriri i tyre, Rigers Balili, është aktualisht kryetar i Bashkisë së Delvinës, ku konkurroi nën siglën e LSI-së. Por, situata komplikohet më shumë pasi në lojë futet dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Sipas një VKM-je që mban datën 02/06/2010 në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, ai urdhëroi që ish-kampi i Punëtorëve dhe Pionierëve në Sarandë t’i hiqej nga pronësia sindikatës, për t’iu dhuruar Balilit.

Dokumentet tregojnë se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 2 qershor 2010 u miratua inventari i 145 pronave të sindikatave, të cilat u shtetëzuan për t’u shpërndanë më pas nga qeveria e mëparshme në mënyrë klienteliste. Ky inventarizim ishte urdhëruar nga ministri i Brendshëm Basha, në 1 shkurt të atij viti, me urdhrin numër 27.

Në bazë të programit të punës të hartuar sipas Urdhrit nr.27. datë 1.02.2010 të Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha u krye inventarizimi i pasurive të sindikatave në Republikën e Shqipërisë, duke u hapur rrugë shtetëzimit të të gjithë këtyre pronave.

Ish-kampet e punëtorëve iu kaluan sindikatave me vendim të qeverisë në vitin 1992, por në 2010-n, ato u bënë pjesë e një prej aferave më të mëdha të qeverisë së mëparshme, që shtetëzoi këto prona për interes të saj, pa dëmshpërblim, për t’i rishpërndarë pastaj për miqtë ose ofertuesin më të mirë. Ekstrakti i mëposhtëm është pjesë nga ai dokument, me firmën të Lulzim Bashës, që i hapi rrugën e kalimit të ish-kampit të punëtorëve në pronësi të Balilit. TIRANA TODAY

Tags: BalilitbashadhakushMetaramatokën

TË LIDHURA

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht
Aktualitet

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

18:56 | 17/05/2025
Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe
Aktualitet

Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe

18:10 | 17/05/2025
Fitorja e një mandati në Tiranë, Qori: Faleminderit 24 mijë qytetarëve që na besuan
Aktualitet

Fitorja e një mandati në Tiranë, Qori: Faleminderit 24 mijë qytetarëve që na besuan

18:06 | 17/05/2025
Next Post
‘Fundjavë Ndryshe’ dhe ‘Grupi Balfin’, në mbështetje të familjeve në nevojë

‘Fundjavë Ndryshe’ dhe ‘Grupi Balfin’, në mbështetje të familjeve në nevojë

Vrau efektivin e policisë, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Vrau efektivin e policisë, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Ngujohet ish-ministri/Gjykata thërret me urgjencë Saimir Tahirin

Ngujohet ish-ministri/Gjykata thërret me urgjencë Saimir Tahirin

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht
Aktualitet

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

by mirseda
18:56 | 17/05/2025
0

Numërimi i fundit i votave të diasporës për Qarkun e Lezhës në Parkun Olimpik në Tiranë ka...

Ishte në prag të kolapsit financiar, Justin u detyrua të shiste 300 këngët

Ishte në prag të kolapsit financiar, Justin u detyrua të shiste 300 këngët

18:11 | 17/05/2025
Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe

Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe

18:10 | 17/05/2025
Fitorja e një mandati në Tiranë, Qori: Faleminderit 24 mijë qytetarëve që na besuan

Fitorja e një mandati në Tiranë, Qori: Faleminderit 24 mijë qytetarëve që na besuan

18:06 | 17/05/2025
‘E pamundura, ndodhi’, Shehaj: Siguruam dy mandate, thyem një mur që dukej i pakalueshëm

‘E pamundura, ndodhi’, Shehaj: Siguruam dy mandate, thyem një mur që dukej i pakalueshëm

17:51 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com