Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kush është Romina Pulaj, drejtoresha e IMT Sarandë që u arrestua sot

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kush është Romina Pulaj, drejtoresha e IMT Sarandë që u arrestua sot

Policia e Sarandes njoftoi sot se ka vënë në pranga Drejtoreshën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë qytet, Romina Pulaj, pasi mësohet se ka lejuar ndërtime pa leje. Ndërkohë, sipas policisë, në kërkim është shpallur edhe një biznesmen, i identifikuar si Pando Papuçi, i cili kishte marrë leje ndërtimi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar “HESHTJA” u vendos edhe sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, një pallat 7-katësh në qytetin bregdetar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja: R. P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, thuhej në njoftimin e Policisë në lidhje me arrestimin e Pulajt.

Mosveprimet që ‘morën në qafë’ kryeinspektoren dhe biznesmenin sarandiot:

Biznesmeni Pando Papuçi kishte disa muaj që po ndërtonte një pallat shtatë-katësh pa leje në kodrinën e qytetit, ndërsa kryeinspektorja e IMT-së, Romina Pulaj nuk ka ndërhyrë për të bllokuar punimet edhe pse ato ishin pa leje.

Ky mosveprim nga ana e shefes së IMT-së ka ngritur dyshimet të organet e hetimit dhe nisur nga situata e krijuar, Prokuroria bashkë me policinë kanë ndërhyrë duke arrestuar Romina Pulajn, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe biznesmeni Pando Papuçi, i cili ishte edhe pronari i objektit.

KRYEINSPEKTORJA ROMINA PULAJ E DENONCUAR DISA HERË NË PROKUORI PËR SHPËRDORIM DETYRE:

Në muajin shtator të vitit 2021 Romina Pulaj dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë u kallëzuan penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se favorizuan në mënyrë korruptive biznesmenin Lefter Lefteri, i cili dyshohet për veprime korruptive.

Denoncuesit ishin Lulëzime dhe Niko Sula, pronarë të një shtëpie 2-katëshe, e cila u prek nga ndërtimi i një pallati disa-katësh në zonë. Ata depozituan një kallëzim në Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në lidhje me këtë çështje, për të cilën pretendonin se kishin të drejtë, pasi edhe dispononin të gjithë dokumentacion përkatës, që vërtetonte çdo fjalë të tyren.

Në muajin prill të vitit 2021, një tjetër denoncim u bë për kryeinspektoren e ndërtimit pranë Bashkisë Sarandë, Romina Pulaj, e cila dyshohej se ka “shpërdoruar detyrën”, duke lejuar një subjekt privat të ndërtojë disa kate shtesë mbi një godinë ekzistuese në qytetin e Sarandës. Sipas Policisë, Romina Pulaj nuk ka vepruar në kohë për parandalimin e ndërtimit pa leje.

Kallëzimi për këtë shtetase u krye nga njëra nga palët e përfshira në konflikt, e cila kundërshtonte ndërtimin pa lejë të kateve shtesë në objektin ekzistues.

Sipas materialit hetimor të përcjellë nga Policia e Sarandës në Prokurorinë e këtij qyteti, thuhej se Zambak Beqiri dhe Trëndelina Beqiri, kanë konflikt me Kolë Nokun, ky i fundit administrator i shoqërisë “Noku 2008”.

Kjo shoqëri ka marrë një leje ndërtimi nga bashkia Sarandë në vitin 2006, për të ndërtuar pallat në pronën e Aleko Likës, por pallati nuk është ndërtuar brenda afatit kohor prej 3 vitesh, afat kur duhej të zbatohej leja e ndërtimit.

Për shkak të djegies së lejes së ndërtimit Aleko Lila së bashku me shoqërinë “Albano Konstruksion”, kanë aplikuar sërish për pjesë ndërtimi për një truall ku kufitarë janë Zambak dhe Trëndafile Beqiri.

Në vitin 2017 bashkia ka miratuar një leje ndërtimi, por sërish kësaj leje i ka përfunduar afati i ndërtimit. Gati 1 muaj më parë një shoqëri tjetër e quajtur “Noku 2008” ka filluar të ndërtojë pa lejë duke vendosur skelat dhe u futur në konflikt me personat kufitarë.

Në lidhje me rastin, Policia e Sarandës njoftonte asokohe se kishte filluar hetimet për rastin në fjalë.

NË VITIN 2019, ROMINA PULAJ U EMËRUA NË KRYE TË HIPOTEKËS SARANDË:

Pas ndarjes nga jeta të Armand Hysit, si pasojë e një ataku kardiak në zyrë, në krye të të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë, u emërua Romina Pulaj, e cila prej disa vitesh mban funksionin e juristes për zonën e Sarandës.

Pas emërimit në këtë detyrë, Pulaj mësohet të jetë shprehur se kjo është një barrë  është ngarkuar, por se do të bëjë gjithçka për të vazhduar në standardet e vendosura nga paraardhësi i saj në shërbimin ndaj qytetarëve.

Armand Hysi, edhe pse e drejtoi këtë institucion për vetëm 4 muaj, përveç dhënies së hipotekës për 3.500 prona që aplikuan gjatë kohës që ai drejtonte ZRPP Sarandë, arriti të përmbyllte punën dhe të dorëzonte hipotekën për rreth 2.500 dosje pronash të mbetura stok prej kohësh në zyrat e Hipotekës së Sarandës.

Jeta aktive në rrjetet sociale dhe fotot seksi të juristes-drejtoreshë të IMT-së:

Ndërkohë, mjafton që të hedhësh një sy në rrjetet sociale, por edhe në një kërkim të thjeshtë në Google dhe të dalin para qindra foto të drejtoreshës, e cila shquhet për fotot e saj seksi.

GANGRENA E NDËRTIMEVE NË SARANDË NË KËTO 30 VJET QË KA NGRËNË KOKA PUSHTETARËSH:

Saranda është një ndër qytetet më të prekura nga ndërtimet pa leje ku pallatet kanë mbirë kudo duke mos lenë as rrugë dhe as zona që mund të shfrytëzohen nga qytetarët.

Këtë fakt e kanë denoncuar vazhdimisht edhe drejtues të lartë lokalë por edhe qendrorë, të cilët kanë vënë në dukje fenomenin e frikshëm të ndërtimeve në qytetin bregdetar, por edhe në të gjithë vijën bregdetare në jug të vendit, shumica prej të cilave janë bërë duke shkelur ligjin, duke korruptuar inspektorë, kryeinspektorë e shefa të Inspektoratit të Ndërtimit.

Në maj të vitit 2021, pesë punonjës të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë janë shkarkuar me motivacionin “Për moskryerje të detyrës funksionale në mënyrë të përsëritur me pasoja të rënda”. Largimi i tyre nga puna është kryer pasi kanë lejuar kryerjen e ndërtimeve pa leje, kryesisht në zonën e Ksamilit.

Në maj të vitit 2020, dy persona u arrestuan, mes të cilëve një punonjës i IKMT pasi akuzohet se ka marrë ryshfet prej rreth 10 milionë lekësh për të mos prishur një ndërtim në zonën e Ksamilit nga një qytetar. Policia e Sarandës dhe Forcat Operacionale shoqëroi asokohe 7 persona, mes të cilëve 5 janë punonjës të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonat e plazheve të Ksamilit. Dy të arrestuarit ishin Altin Bogdani, 35-vjeç nga Tirana, Inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT Tiranë  dhe Vasillaq Vito, 43-vjec nga Saranda. Bogdani akuzohet se ka marre ryshfet 5000 euro dhe 350.000 lek te reja nga shtetasit Vasillaq Vito, për të mos i prishur një pjesë të një objekti në Ksamil. Bëhet fjalë për një ndërtesë në Ksamil, ku do të bëhej një shtesë e paligjshme.   Gjatë kontrollit të ushtruar Bogdanit, ju gjetën 5000 euro, 350.000 lek, 3 celularë dhe një sasi prej 1.56 gram “cannabis sativa”.

Në maj të vitit 2018, IKMT kallëzoi në Prokurori kryetaren e atëhershme të Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, ish-kryetarin e Bashkisë, Edmond Gjoka dhe ish-shefin e Urbanistikës, Panajot Gunari. Koka, Gjoka dhe Gunari akuzoheshin nga IKMT se kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. “Zyrtaret janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Cukës” thuhej në njoftimin për mediat të IKMT-së.

Në janar të vitit 2013, Kontrolli i Lartë i Shtetit çoi në Prokurori ish-drejtorin e Urbanistikës dhe 9 ish-drejtues të tjerë të Bashkisë Sarandë, për shkelje të cilat shkaktojnë një dëm ekonomik (në total) 217.504.290 lekë, gjatë ushtrimit të auditivit në këtë bashki për periudhën 2006-2011. Panajot Gunari, ish-kreu i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës dhe ish drejtuesit e tjerë, janë paditur nga KLSH për shkak se nga Këshilli i Rregullimit të Territorit Sarandë janë dhënë 129 leje ndërtimi, në kundërshtim me vendimin e KRRTRSH. Në 38 raste për periudhën në auditim janë konstatuar një sërë shkeljesh në lidhje me studimet urbanistike të miratuar nga KRRTSH dhe me studimet e tjera urbanistike në fuqi, në kundërshtim me ligjin. Drejtuesit e Bashkisë Sarandë, gjatë viteve 2006-2011 kanë kryer një sërë shitje trojesh duke u bazuar në vendime të kundërligjshme të Këshillit Bashkiak dhe kanë hartuar në bazë të këtyre kontratave aktvlerësime për çmimin e trojeve të nënshkruara nga Drejtori i Urbanistikës Ligjore dhe Drejtori i Urbanistikës, për 483 persona në shumën e përgjithshme prej 87,970,832 lekë, vlerë kjo e cila nuk është kaluar në llogarinë e krijimit të fondit për kompensime për ish pronarë, por është përdorur në mënyrë të kundërligjshme për nevoja të shpenzimeve të bashkisë. /gazetashqiptare

 

Tags: ndertime pa lejePando PapuçiRomina PulajSarande

TË LIDHURA

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Aktualitet

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

20:32 | 25/08/2025
U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun
Aktualitet

U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

20:03 | 25/08/2025
Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë
Aktualitet

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

18:55 | 25/08/2025
Next Post
Si në filma/Do grabisnin bankën, autorët do përdornin tunele të nëndheshme

Si në filma/Do grabisnin bankën, autorët do përdornin tunele të nëndheshme

Grupi hetimor nga Holanda zbarkon në SPAK për dosjen sekrete

Grupi hetimor nga Holanda zbarkon në SPAK për dosjen sekrete

Kamera e fshehtë/Bamirësi të lë me barrë, heq magjinë

Kamera e fshehtë/Bamirësi të lë me barrë, heq magjinë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

18:01 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Aktualitet

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

by mirseda
20:32 | 25/08/2025
0

Në qoftë se jeni mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie. Ky është...

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

20:21 | 25/08/2025
U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

20:03 | 25/08/2025
I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit turk në det, mik i ngushtë me Kivanc Tatlitug

I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit turk në det, mik i ngushtë me Kivanc Tatlitug

19:50 | 25/08/2025
“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

19:24 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com