Një grup hetimor nga Holanda ka mbërritur sot në ambientet e SPAK. Mësohet se grupi ka ardhur në Shqipëri, për të ekzekutuar një letër porosi, për një dosje sekrete. Prokurori holandez tha për për “Fax News” se kemi të bëjmë me një dosje tepër sekrete, e cila është drejt konkludimeve përfundimtare.
Ai ka qenë i shoqëruar nga prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, i cili është edhe prokurori i çështjes. SPAK është treguar mjaft i rezervuar lidhur me hetimet e kësaj dosje, dhe për çfarë bëhet fjalë. Por ajo ç’ka mësohet është fakti se autoritetet e dy vendeve prej kohësh kanë shkëmbyer informacione duke kryer hetime të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, dhe evidentimit dhe konfiskimit të aseteve që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.