Kutitë janë grumbulluar në sallën kryesore të Gjykatës së Lartë në Tiranë.
Ora në mur nuk punon më. Askush nuk merr mundimin t’i vendosë një bateri të re. Që nga nëntori i 2016-ës nuk ka pasur shumë gjykime. Korridoret e ndërtesës janë të zbrazura. Në shumicën e dyerve kanë mbetur shenjat. Vetëm ajo e Ardian Dvoranit është ende e ngjitur fort. Gjyqtari kryesor ka mbetur i vetmuar pasi 7 kolegë të tij u hoqën nga detyra, ndërsa 7 të tjerë dhanë dorëheqjen.
Dvorani, 54 vjeçar, vjen çdo ditë për të studiuar dokumentet. Por, ai ka nevojë të paktën për katër kolegë të tjerë për të trajtuar çështje komplekse dhe për të marrë vendim. Por ata mungojnë që kur Shqipëria filloi një pastrim të plotë të gjyqësorit me këmbënguljen e BE.
Gjykata e Lartë tashmë ka në shqyrtim 31,591 raste. “Është problem për njerëzit që duhet të presin një kohë të gjatë, por ky është një dëmtim i pranueshëm” thotë Dvorani. “Ne duhet të zgjedhim nëse do të vazhdojmë të lëvizim në një sistem të sëmurë, apo ta pastrojmë dhe ta rindërtojmë. Mendoj se shumica e njerëzve e kuptojnë këtë të fundit”.
Për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar korrupsionin e shfrenuar – dhe për të fituar perspektivën e pranimit në BE – Shqipëria rishkroi për të tretën herë kushtetutën në vitin 2016. Përveç kësaj, çdo gjyqtar dhe prokuror, 738 në total, duhet të provojnë në publik se kanë vepruar me integritet dhe profesionalizëm. Përpara një gjykate, të gjitha pasuritë e tyre po dalin në dritë, kontaktet e tyre personale dhe shqyrtohen edhe faktet e vjetra të mbuluar nga pluhuri. Kushdo që nuk provon të kaluarën e pastër, fluturon jashtë sistemit.
Ekzaminimi është një sukses i madh dhe jo më pak se tre në pesë magjistratë janë larguar në efekt të menjëhershëm. Për shkak të pastrimit nga lart, të dyja, si Gjykata e lartë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vetëm nga një gjyqtar në detyrë.
“Nuk është diçka për të cilën ndihemi krenarë. Por numrat nuk janë surprizë” thotë Dvorani.
Lodhja holandeze e anëtarësimit
Gjyqtari ka parë shumë gjurmë korrupsioni dhe nepotizmi në karrierën e tij. Ndonjëherë nga rryshfeti i dukshëm i magjistratëve, nga politikanët, kriminelët, apo politikanët e lidhur me krimin, por zakonisht delikate.
“Është shumë e zakonshme që në kulturën shqiptare të japësh një “bakshish” kur je i kënaqur për ndihmën e gjyqtarit, doktorit, mësuesit apo edhe policit. E vetmja mënyrë për të mos u korruptuar si gjyqtar në këtë vend të trazuar me 3 milionë banorë është që kontaktet tuaja sociale të mbahen shumë të kufizuara”, thotë Dvorani.
Vëzhguesit ndërkombëtare shohin dhe marrin pjesë në ekzaminimin e magjistratëve. Ata vlerësojnë sesa energjikisht Shqipëria po trajton çështjen.
“Asnjë vend nuk ka zbatuar një reformë të tillë të thellë gjyqësore” thotë Luigi Soreca, diplomati i lartë i BE në Tiranë, në zyrën e tij me pamje nga qyteti dhe malet përreth. “Duhet guxim” për ta dorëzuar atë pjesërisht te komuniteti ndërkombëtar. Sepse asgjë nuk është më afër zemrës së një shteti Sovran sesa gjyqësori i tij” tha Soreca. Ai beson se ky vend ballkanik duhet të shpërblehet për vendosjen dhe zbatimin e reformës.
Shqipëria do të donte të bëhej anëtare e BE, ose të paktën të fillonte formalisht diskutimet thelbësore për të. Sipas Komisionit Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati të marrin të njëjtin status si Serbia, Mali i Zi dhe gjithashtu Turqia. Të dy vendet “kanë bërë pjesën e tyre të punës. Tani është koha që BE të bëjë pjesën e saj” thotë shefja e politikës së jashtme të BE Frederica Mongherini.
Këtë të martë, ministrat e jashtëm të vendeve të BE do të marrin një vendim për këtë, por Parisi, Berlini dhe në veçanti Haga kërcënojnë me veto. Parlamenti beson se Shqipëria “ka bërë përparime të pamjaftueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Shqipëria, si magjistratët në bankën e të akuzuarve, nuk i është dhënë benefiti i dyshimit. Vendimi në Bruksel, thuajse me siguri, do të shtyhet në vjeshtë të martën.
Në Shqipëri ekziston një kuptim i “lodhjes nga zgjerimi” që mbizotëron në Evropën Perëndimore. Dhe realizimi, pavarësisht premtimit për Ballkanin në 2003, asnjë vend nuk është i aftë të bëhet vendi i 29 anëtar i BE. Por ekziston një frikë që nëse BE nuk e do Shqipërinë në gjirin e saj, motivimi politik dhe mbështetja publike për reforma të dhimbshme do të bien.
“Sigurisht ne do të pastrojmë gjyqësorin për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë” thotë Afrim Krasniqi i Studimeve Politike. “Por njerëzit duhet të kenë shpresë dhe perspektivë, një sinjal se ne jemi në rrugën e duhur. Në të vërtetë, për shtetet anëtare po ndryshojnë kriteret. Shqipëria po luan një ndeshje futbolli ku qëllimi lëviz gjithmonë”.
Është e arsyeshme që për pranimin e Maqedonisë së Veriut, që në vitin e kaluar, ka më shumë simpati në BE. Nëse atij vendi i lejohet të shkojë një hap më lartë në shkallën e pranimit, Shqipëria mbetet pas me Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, vende me shumicë myslimane.
Fondamentalizimi fetar thuajse mungon në Shqipëri. Ka më shumë gra me pantallona të ngushta sesa me shall. “Por jam i sigurt se me mbështetjen e Turqisë, ky mund të bëhet një faktor me rëndësi politike nëse humbet perspektiva e BE’ thotë Krasniqi.
Poshtërimi publik
Shqipëria ishte një nga vendet më të varfra dhe më të izoluara në botë 30 vjet më parë. Pastaj Pallati Modernist i kongresit në Tiranë ishte skena e kongreseve të partisë komuniste. Tani, në një qytet me restorante hip dhe biçikleta, dëgjimet publike të magjistratëve janë duke u zhvilluar në bodrum të tij. Në një dhomë me veshje ngjyrë portokalli, shkon gjithë gjyqësori. Seancat nuk mund të regjistrohen dhe tërheqin pak vëmendje nga familja e të pandehurit, por lexohen gjerësisht nga shtypi i shkruar.
Nga 136 magjistratë që janë thirrur në marrje në pyetje, 62 janë pushuar menjëherë, kryesisht se nuk mund të shpjegonin sesi ata, si nëpunës civile me një pagë deri në 1000 euro në muaj, mund të kishin paguar vila, apartamente dhe makina të rënda. 17 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për të parandaluar poshtërimin publik. Vetëm 57 janë lejuar të vazhdojnë punën.
Gjyqtar administrative me eksperiencë
Qëllimi i sotëm për gjyqtarin Kastriot Selita që shikon si një fëmijë i ndrojtur duart e tij, është akuza kundër tij. Gjyqtarë anonimë e akuzojnë Selitën se favorizon një partner të një politikani “një konflikt i mundshëm interesi”. Qytetarë të ndryshëm janë ankuar për të. Dhe “a mundet një person të shpjegojë pse në vitin 2007 para se të martohej, gruaja e tij shiti një apartament ku çmimi i shitjes është i ndryshëm me vlerën e zonës në atë kohë?”
Gruaja që qëndron në këmbë dhe sheh përfshirjen, fillon të psherëtijë në audiencë. E gjithë jeta e saj po kalon këtu në publik. Nga makina që drejton, në vonesat e taksave që ajo pastroi kur filloi procesi gjyqësor i ekzaminimit.
Për çdo akuzë që komiteti nuk e ka hedhur poshtë me hetimin, lëshohet deklarata: “Barra e provës për të provuar të kundërtën është transferuar te personi në fjalë. Dhe gjithkush është fajtor derisa të provohet ndryshe.
Kastriot Selita mbrohet gjithmonë se ka vepruar në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Por ai duhet të ketë frikë nga më të këqijat kur komisioni shqiptar dhe gjyqtari holandez do të japin gjykimin këtë javë.
Kriza politike
Sondazhet tregojnë se ka mbështetje të madhe publike për ekzaminimin e magjistratëve, por ka edhe kriticizëm gjithashtu. Për të hequr tumorin kanceroz nga gjyqësori i korruptuar, a nuk po hiqet edhe mishi i shëndetshëm? A janë disa largime të motivuara politikisht? A nuk duket Shqipëria se po bën gjithçka për BE kur nuk ka një mundësi konkrete për këtë?
Përveç kësaj, pastrimi drastik që sundonte të fitonte besimin e qytetarëve te gjyqsori dhe ti sillte më afër BE, rrezikon të arrijë të kundërtën nëse grumbullohen rastet e patrajtuara. Dyshimet ushqehen nga politikanët, të cilët miratuan njëzëri ndryshimet kushtetuese tre vite më parë. Suksesi i kësaj reforme gjithashtu përbën një kërcënim për ta. Nëse Shqipëria do të ketë shumë shpejt një system të pastër gjyqësor, korrupsioni duhet të trajtohet diku tjetër në shoqëri. Sidomos duke ndjekur dhe dënuar politikanët që ishin mësuar të merrnin gjithçka.
Gjyqtari Adrian Dvorani preferon të mos flasë për politike dhe në mënyrë nervoze kap unazën e martesës. Sepse, po, janë politikanët që po mbajnë gjyqësorin në numër të vogël në këtë moment. “Problemi nuk është se po shkarkohen shumë gjyqtarë, por se po emërohen shumë pak”.
Më parë kjo bëhej nga parlamenti dhe presidenti, kështu që gjyqtarët kanë një ngjyrim politik. Komiteti i shqyrtuar i gjyqtarëve që duhet ta bëjnë këtë tani e tutje, po vonohen të emërohen. Dvorani thotë: Kisha pritur se do të kishte rezistencë, por doli të jetë e madhe. Do të ndihmohej reforma nëse BE do të ishte e hapur për ne. Sepse, nëse kjo nuk ndodh, do tu japë kurajë oponentëve të procesit”, raporton newsbomb.
Në vakumin e pavendosmërisë evropiane dhe deflacionit të gjykatës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta shtyu zgjedhjet locale në fund të këtij muaji në një kohë të pacaktuar. Prandaj parlamenti po kërkon shkarkimin e tij, por kjo nuk është e mundur pa një gjykatë kushtetuese funksionale. Për momentin, Shqipëria duket një vend politikisht i paqëndrueshëm pa sundimin e ligjit që kërkojnë vendet evropiane.
Emilie van Outeren (nrc.nl)