Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Tabaku: As përgjimet nuk e ndalin mazhorancën, gati 2 kontrata korruptive

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas përgjimeve të Bild, duke thënë se as këto përgjime nuk e ndalin mazhorancën pasi ata “po përgatiten të kalojnë në Kuvendin e Shqipërisë dy kontrata korruptive”.

Bëhet fjalë për aksin Milot-Balldren dhe aksin rrugor Orikum – Porti i Jahteve, ku ish- deputetja shprehet se akti i kalimit të kontratave do të bëhet me një vlerë 3-fish më të lartë se sa vlera reale e tyre.

“Me shumë mundësi akti i kalimit të kontratave me një vlerë 3 fish më të lartë se sa vlera reale e tyre është i fundit në zinxhirin e turpeve abuzive dhe imoralitetit të një parlamenti të prodhuar nga paratë e drogës dhe influenca e krimit të organizuar”, shkruan Tabaku.

Sipas ish-deputetes programi i Partneritetit Publik-Privat po përdoret për pastrimin e parave, duke theksuar se ky program ka nxjerrë kostot më të larta për kilometër të rrugëve ndaj kjo ‘skemë korruptive gjigande’ sipas Tabakut, duhet të ndalet menjëherë.

Postimi i plotë:

Vetëm parlamenti ilegjitim mund të votojë një kontratë të tillë!

Pasi qytetarët kanë lexuar me sytë e tyre dhe kanë dëgjuar zërin e kryeministrti dhe përfaqësuesve të mazhoranvës duke blerë vota apo intimiduar qytetarët për votën, në Kuvendin e Shqipërisë po përgatiten të kalohen ndër të tjera dy kontrata korruptive.

Në këto momente ka filluar diskutimi ne komisionet parlamentare i dy kontratave korruptive të rrugëve Milot-Balldren dhënë shoqërisë ANK shpk me vlerë 296 mln euro si dhe kontrata për rrugën Orikum-Porti i Jahteve dhënë kompanisë “Gjikuria” shpk me vlerë 70 mln euro. Me gjasë këto dy kontrata do të kalojnë këtë të enjte në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave.

Në mes të zhurmës së përgjimeve nuk ka asnjë akt dhe asnjë veprim që tërheq pas qeverinë për të kaluar këto kontrata korruptive.

Me shumë mundësi akti i kalimit të kontratave me një vlerë 3 fish më të lartë se sa vlera reale e tyre është i fundit në zinxhirin e turpeve abuzive dhe imoralitetit të një parlamenti të prodhuar nga paratë e drogës dhe influenca e krimit të organizuar. Sado që PD ka denoncuar bashkë me mediat këto kontrata abuzive kjo nuk ka penguar asnjë anëtar të mazhorancës nga më i korruptuarit e deri tek ata që flasin në emër të parimeve të majta, për të qenëpalë në këtë kontratë korruptive dhe abuzive.

Nuk ka asnjë dyshim se pavarësisht se kush e nisi ideimin e tyre apo kush po e dorëzon në kuvend, mjeshtri i vërtetë i këtyre kontratave është Rama dhe emrat që ai përdor mund të ndryshojnë ditë për ditë pa ndryshuar asgjë në thelbin e abuzimit.

Këto kontrata të dhëna me vlera të fryra, me ofertë të pakërkuar, pa tender dhe pa garë, pa vlerë fikse, pa studim teknik, me kompani që qartëëiaht nuk i kanë kapacitetet të cilat do paguhen mga buxheri shtetit për 10 deri ne 15 vitet e ardhshme janë denoncuar nga partia demokratike që shtatorin e vitit të kaluar si pjesë e paketes antimafia. Prandaj nuk është habi që ky akt imoral, antikushtetues dhe anti-demokratik të kryhet pasi kryeministrin e kemi dëgjuar të gjithë duke “kërkuar” llogari apo duke përgëzuar njeriun e preferuar që merej me votat në Dibër.

Kryeministri ka vendosur ta marrë peng Shqipërinë përmes këtyre kontratave dhe blerjes së votave. Tanimë, skema e tij është e qartë në çdo detaj apo shtresë të blerjes së votave.

Sot, fatkeqësisht ajo që ne parashikuam po ndodh. Programi 1 mld i PPP po përdoret për pastrimin e parave, ky program po vjedh dhe zhvat qytetarët, ky program ka nxjerrë kostot më të larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 16 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigande duhet të ndalet menjëherë.

Kontrata në fjalë, bashkë me të tjerat që janë në lëmin e abuzimeve dhe vjedhjeve me PPP, do të jenë të parat që kalojnë në sitën e Ligjit Anti-Mafia dhe anti-oligarki që ka propozuar PD. Kjo kontratë, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rekuperohet.

Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazh që mbron vendimet e njëparlamenti ilegjitim! Do të vijë një ditë kur parimi i shenjtë “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit” do të zbatohet në gërmë dhe në frymë.

Tags: mazhorancënnuk e ndalinpergjimetTabaku

TË LIDHURA

Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Aktualitet

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Politikë

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026
Next Post

“Rruga prej floriri"/ Komisioni i Ekonomisë miraton kontratën për Milot-Balldren

Incidenti i 1989-ës: MiG-u sovjetik fluturon 900 km pa pilot dhe rrëzohet në Belgjikë

Meta deklaratë urgjente për vizat: Merrni masat, Shqipëria krah Kolumbisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

by mirseda
21:49 | 04/06/2026
0

Qytetarët janë mbledhur në ditën e pestë radhazi para Kryeministrisë, ku për më shumë se tre orë...

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026

“Keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

20:53 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com