Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Kush e “rrëzoi” euron, flukset e ekonomisë formale në 2016-2018 nuk justifikojnë rënien e saj

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kush e “rrëzoi” euron, flukset e ekonomisë formale në 2016-2018 nuk justifikojnë rënien e saj

Në 19 dhjetor të vitit të kaluar, euro u këmbye me 122.69 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët, që  nga gushti 2008.

Ndërsa për gjithë vitin kursi mesatar i këmbimit ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a.

Nënçmimi i fortë i euros nënkupton një ofertë shumë të lartë të monedhës së përbashkët në raport me kërkesën për të. Por, nga ka ardhur kjo ofertë e lartë e valutës? Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të publikuara në bilancin e pagesave tregojnë se ekonomia formale nuk ka sjellë më shumë valutë në 2018-n. Deficiti i llogarisë korente, një tregues që mat transaksionet e hyrjes dhe daljes së valutës në vend, ishte -860 milionë euro në vitin 2018, me një përmirësim prej vetëm 6 milionë euro, një shumë e papërfillshme për të arritur të ndikojë kursin (transaksionet ditore vlerësohen në mbi 50 milionë euro). Madje vetëm në tremujorin e katërt, kur euro shënoi një rënie të fortë, deficiti i llogarisë korente  ishte 364 milionë euro, duke arritur nivelin më të lartë që nga 2011-a! (shiko grafikun: deficiti i llogarisë korente T IV).

Të dhënat historike të Bankës së Shqipërisë tregojnë se që nga viti 2015, periudhë kur euro ka rënë me 12 lekë, ose gati 9%, deficiti i llogarisë korente ka mbetur pothuajse i pandryshuar, madje në 2017-n ai u përkeqësua lehtë. Teorikisht lidhja duhet të ishte e drejtë, dmth një përmirësim i deficitit të llogarisë korente, që nënkupton më shumë valutë të hyrë nga burimet zyrtare,  duhet të kishte ndikuar në  rënien e euros. Praktikisht kjo nuk ka ndodhur, siç e tregon dhe grafiku i ecurisë së kursit dhe deficitit të llogarisë korente. Zyrtarisht në vend nuk ka hyrë më shumë valutë tre vitet e fundit, por sërish euro është nënçmuar ndjeshëm!

Një tjetër tregues i sasisë së lartë të valutës që qarkullon në vend, krahas efektit tek kursi, është rritja e lartë e depozitave në valutë. Sipas të dhënave të tjera të Bankës së Shqipërisë, depozitat në euro në fund të vitit 2018 arritën në 4 miliardë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, ose rreth 370 milionë euro më shumë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën e përbashkët. Shtimi i depozitave në euro në 2018-n ishte shumë më i lartë krahasuar me vitin e mëparshëm, kur ato u rritën me vetëm 68 milionë euro.

Krahas ofertës së lartë të euros, një tjetër faktor që ndikoi në nënçmimin e euros në 2018-n ishte konvertimi i kapitalit të bankave, që iu shtua dhe disbursimi i një kredie të BERZH për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se këto transaksione përbënin një shumë afër 300 milionë euro për t’u konvertuar në një moment të caktuar, duke ushtruar presion për nënçmimin e euros. Por, nga ana tjetër BSH pranoi se ka blerë mbi 400 milionë euro në total gjatë, kryesisht gjatë periudhës qershor-shtator, jo vetëm për efekt të kursit por dhe për arsye të rezervës valutore, çka duhet të kishte amortizuar efektin e konvertimit të kapitalit dhe kredisë së BERZH.

Nga vijnë dhe ku shkojnë paratë (zyrtarisht)

Sasia më e lartë e valutës jashtë vendi del për të blerë mallra jashtë, që arrijnë në 3.8 miliardë euro, ose gati 4 herë më të larta se valuta që hyn si rrjedhojë e shitjes së mallrave jashtë vendit, duke shkaktuar një deficit prej gati 2.9 miliardë euro.  Deficiti i lartë i mallrave ndikon dukshëm në gjithë deficitin e llogarisë korente.

Nga shërbimet, bilanci është pozitiv me rreth 1 miliardë euro. Këtu ndikojnë eksportet e shërbimeve, kryesisht nga aktiviteti i call center e fasoni si dhe të ardhurat neto nga turizmi, që gjeneruan neto 431 milionë euro (ndonëse dhe shpenzimet e shqiptarëve janë rritur ndjeshëm çka bëri që të ardhurat neto nga turizmi të jenë 3.5% më të ulëta se një vit më pare).

Bilanci është kthyer negative në -5 milionë euro për të ardhurat parësore, që ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së investimeve jashtë.

Pozitiv është bilanci i të ardhurave dytësore, që janë kryesisht paratë që sjellin emigrantët në shtëpi, të cilat vitet e fundit po i kthehen sërish rritjes, si rrjedhojë e rigjallërimit të ciklit të emigracionit.

Në rezultante, nga Shqipëria dolën neto 860milionë euro në 2018-n, me një përmirësim prej vetëm 6 milionë eurosh në raport me vitin e mëparshëm.

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Ish-ministri i del në mbrojtje Saimir Tahirit: Proces i montuar

Ish-ministri i del në mbrojtje Saimir Tahirit: Proces i montuar

Meta bën homazhe në nderim të ish-futbollistit dhe trajnerit të shquar Ali Mema

Meta bën homazhe në nderim të ish-futbollistit dhe trajnerit të shquar Ali Mema

Identifikohet autori i vrasjes së Nardi Poliajt, si u largua nga Shqipëria

Identifikohet autori i vrasjes së Nardi Poliajt, si u largua nga Shqipëria







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
22:14 | 04/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin se ka 48 orë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, në...

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

22:08 | 04/04/2026
E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

22:07 | 04/04/2026
Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

21:17 | 04/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com