E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
1.5 C
Tirana

Ish-ministri i del në mbrojtje Saimir Tahirit: Proces i montuar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shpreh bindjen se procesi gjyqësor ndaj Saimir Tahirit është i montuar.

“Ky proces dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtjes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e tij janë vënë padrejtësisht edhe përgjegjësi që s’janë”, shkruan Manjani.

Sipas tij, në këtë proces po fshihen shumë të vërteta, teksa thotë se kështu ndodh kur në vend nuk funksionon ajo që ai e quan ‘Drejtësi Popullore”.

Postimi i plotë:

Një proces që po fshin të vërtetën. Vijoj të kem bindjen se proçesi i montuar ndaj Sajmir Tahirit është i gabuar.

Ky proçes dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e Tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që s’janë të tij… Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore…

Por ç’është më e rënda ku proçes dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë).

Interesi i publikut kërkon gjithashtu të ketë një shërbim hetimor dhe gjyqsor jo politik që të zbulojë të vërtetën dhe jo të linçojë njerëz për qejfe apo inate politike. Nga ky këndvështrim, proçesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim! Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij. Por proçesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i PAPRANUESHËM, jo PROFESIONAL dhe I DEMSHËM për standartet e shoqërisë demokratike.

Më konkretisht, prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte:

Si ndodhi që u kanabizua vendi masivisht?

A kishte një projekt, plaformë apo program?

Kush e drejtoi këtë proçes?

Kush ishin kultiviesit?

Kush punoi në plantacionet e hashashit?

Kush e mblidhte Produktin?

Kush dhe si e trafikonte jashtë?

Ç’rol luajti Policia, SHISH etj?

Cila ishte veprimtaria urdhërdhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?

Vetëm pasi të kishte përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të ndërtonte një proçes të vërtetë penal ndaj personave përgjegjës. Një hetim i tillë do huhet të kishte një grup të madh personash në akuzë jo një njeri të vetëm! Se nuk ka mundësi që Sajmiri ti ketë bërë të gjitha! Një individ nuk është grup kriminal!!!

Kërcet shumë llogjika. Nuk kam asnjë dyshim që akuza ndaj tij është e pa provueshme dhe pafajsia është gjëja e duhur në këtë kontekst. Por pyetjes që ngre publiku si e kush e kanabizoi vendin duke kriminalizur shoqërinë Prokuroria e Republikës ka dështuar ti përgjigjet!

Duke sulmuar Sajmirin u harrua e vërteta. Ajo që në thelb kriminalizoi vendin dhe e njollosi keqas në perëndim. Kjo është e pa pranueshme! E poshtër madje! Publikut, më shumë se koka e Sajmirit, i duhet fenomeni që të mos përsëritet….

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...