Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka treguar se si ka ardhur propozimi i Ramush Haradinajt, për president të Kosovës.
Sipas tij, ishte Ahmet Isufi që një ditë në një mbledhje të AAK-së ka thënë se Haradinaj duhet votuar për President.
“Ahmet Isufi e mori fjalën tha shiko kryetar krejt Kosova o ka flet për përfshirje të PDK-ë për presidentin, unë mendoj që Këshilli Drejtues duhet me ta dhanë ty mandatin me të votu për president. Ahmeti e ka ngrit si çështje, është mirë me fol me partner”, tha ai.