Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kurti paralajmëron sërish zgjedhje nëse nuk votohet Osmani

5 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Kurti paralajmëron sërish zgjedhje nëse nuk votohet Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, ka thënë se partia e tij nuk dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje të reja, por synon “zgjedhjen e presidentes së Kosovës”.

“Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Kurti në një postim në rrjetin social Facebook.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka paralajmëruar të premten se nuk përjashtohet mundësia që seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të thirret gjatë fundjavës.

Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar më herët se janë siguruar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme dhe se për postin e presidentit kandidojnë dy persona: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Që të dy këta kandidatë ishin pjesë e Listës së Vjosa Osmanit, që në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në kuadër të Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Osmani, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në listë të përbashkët me LVV-në dhe ka marrë më së shumti vota, përkatësisht mbi 300 mijë.

Ish-partia e saj, LDK-ja, që është në opozitë, gjatë kësaj jave ka thënë se do të marrë pjesë në votimin e presidentit.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të veprojnë deputetët e LDK-së, pavarësisht vendimit të kryesisë së kësaj partie që të mos bëjnë pengesa në zgjedhjen e presidentit.

Në votimin për zgjedhjen e presidentit duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe gjatë një seance kuvendit të mbajtur të premten, ka paralajmëruar se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja nëse nuk zgjidhet presidenti i ri.

Ai në mbrëmje ka mbledhur Qeverinë për të proceduar në kuvend shqyrtimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Pastaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk kaloi propozimi i Vetëvendosjes që shqyrtimi i tij të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Çfarë tha opozita?

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë pas përfundimit të seancës se kryeministri Albin Kurti – lider i Lëvizjes Vetëvendosje – e ka kërcënuar demokracinë në Kosovë.

“U synua që të kërcënohet demokracia dhe rendi kushtetues. Nëpërmjet arrogancës së numrave u synua të shantazhohen deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk po mund t’i bëjë ballë pushtetit.

“Albin Kurti po tregon se ka frikë të marrë përgjegjësi dhe po tenton ta çojë vendin sërish në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.

Por, kryeministri Kurti tha të shtunën se “partitë parlamentare të cilat janë në Kuvend të Republikës për shkak të vullnetit të qytetarëve, nuk kanë se si të jenë të shantazhuara nga mekanizma që lehtësojnë shprehjen e zgjedhjes së qytetarëve, shprehjen e vullnetit të popullit, i cili është burim i sovranitetit të shtetit”.

Ai paralajmëroi se projektligji do të shqyrtohet në procedurë të rregull të kuvendit.

Ndryshimet e ligjit do t’i mundësonin diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka konsideruar “kontrabandim” dhe jo ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, që me procedurë të përshpejtuar ta ndryshojë këtë ligj, para se të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës./REL/

Tags: Albin KurtikosoveVjosa Osmanizgjedhje

TË LIDHURA

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

19:20 | 29/01/2026
Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi
Aktualitet

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

17:45 | 29/01/2026
Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg
Aktualitet

Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

17:40 | 29/01/2026
Next Post
Nis vaksinimi i efektivëve të policisë, ja cilën dozë do marrin

Nis vaksinimi i efektivëve të policisë, ja cilën dozë do marrin

Zgjerimi i Greqisë në Jon/ Idrizi: Haga, jo zgjidhja më e mirë për Shqipërinë

Humbja e gjyqit ndaj Becchettit/ Idrizi: 110 mln eurot t’i paguajë Rama

Zbuloni shenjat me fat për sot, ja çfarë thotë horoskopi

Horoskopi 3 Prill 2021, parashikimi i yjeve për ju







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Turqia hyn në lojë: Erdoğan ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve
Bota

Turqia hyn në lojë: Erdoğan ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve

by mirseda
12:29 | 30/01/2026
0

Përpjekjet e vazhdueshme të fuqive rajonale për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara...

Lamallari për imunitetin e zv.kryeministres: Qëndrimi i mazhorancës i qartë! Kushtetuta përcakton…

Lamallari për imunitetin e zv.kryeministres: Qëndrimi i mazhorancës i qartë! Kushtetuta përcakton…

12:21 | 30/01/2026
Krim në familje në Bulqizë/ Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet 58-vjeçari

Krim në familje në Bulqizë/ Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet 58-vjeçari

12:10 | 30/01/2026
ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

11:21 | 30/01/2026
“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

10:55 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com