Mëngjesin e sotëm, ka nisur vaksinimi i efektivëve të policisë në stadiumin ”Air Albania”.
Këtë proces, e ndoqën nga afër kryeministri Edi Rama, Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.
Nga rradhët e policisë, ka 11800 punonjës për t’u vaksinuar, ndërsa Garda e Republikës ka 1300 efektivë.
Vaksinimi i policëve ka nisur edhe në rrethe, ndërsa do të merret doza e parë e vaksinës kineze Sinovac.
”Arena Kombëtare – Nis vaksinimi i uniformave blu në të gjithë Shqipërinë’’, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.
Ndërkohë, ditën e djeshme, nisi vaksinimi kundër koronavirusit i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit nga të gjitha redaksitë e lajmeve në vend.
Për shkak të kontakteve të vazhdueshme me qytetarë të shumtë, ata shihen si një grup risku për infektimin nga koronavirusi.