Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kurti: Nuk mund të dështojmë sërish në reciprocitetin me Serbinë

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Sondazhi në Kosovë/ Albin Kurti shpallet ‘Politikani i Vitit’

Deklarimet e Albin Kurtit rreth përgatitjeve për ta vendosur reciprocitetin me Serbinë në mënyrë që mos të dështojë, qeveria e Serbisë i cilësoi si minim të drejtpërdrejtë të dialogut. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vendosja e reciprocitetit me Serbinë, por për ta bërë këtë veprim ai tha, se duhet përgatitje e mirë në mënyrë që mos të dështojë. Çështjen e reciprocitetit me Serbinë Kurti tha se e ka diskutuar edhe në Bruksel gjatë  takimeve që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq, në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto komente kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri gjatë një seance parlamentare, ku u diskutua për 100 ditëshin e qeverisë së tij.

“Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje”

“Në këto 100 ditët e para të qeverisjes sime ne kemi pasur drejtor të ri të Doganave dhe duhet të përgatitemi mirë, sepse nuk mund të dështojmë sërish. Ju e dini, në qeverinë Kurti 1, ne e vendosëm reciprocitetin dhe qeveria e pastajme e hoqi reciprocitetin. Nëse ne nuk arrijmë ta zbatojmë në plotni reciprocitetin sërish, atëherë ai vdes edhe si koncept”, tha Albin Kurti, duke ju përgjigjur kritikave të opozitës se ai ka shkelur premtimin e tij elektoral duke mos e vendosur reciprocitetin me Serbinë. Kurti tha se qeveria e tij dëshiron që reciprociteti i plotë me Serbinë të bëhet në atë mënyrë që të mos zhbëhet më.

“Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje, besojmë që është një parim i shëndoshë i marrëdhënieve midis shteteve, që derivon nga koncepti i barazisë. Përveç kësaj, reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera, por për t’i hequr ato ekzistuese dhe duam ta bëjmë në mënyrën në të cilën nuk zhbëhet më”, tha kryeministri Kurti.

EU Belgrad - Pristina - Dialog StillTakimi Kurti-Vuçiq për dialogun në Bruksel, korrik 2021

Petkoviq: “Kurti po minon drejtpërdrejt dialogun”

Kosova në vitin 2018 kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, ndërsa qeveria Kurti 1, e zëvendësoi atë me reciprocitet, ku u përfshin një sërë masash tregtare. Qeveria pasuese e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin, që u mbështet edhe nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarimet e fundit të kryeministrit, Albin Kurti se ai po përgatitet që ta vendosë reciprocitetin me Serbinë në atë mënyrë që mos të dështojë sollën reagimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Sipas tij, “me kërcënimet se do të vendosë masa reciprociteti ndaj Serbisë, Kurti po minon drejtpërdrejt dialogun dhe gjithçka që është rënë dakord deri tash”. “Çështja e reciprocitetit është një eufemizëm për ngritjen e barrierave të reja ekonomike, ndaj të cilave serbët në Kosovë dhe Beogradi u ekspozuan gjatë kohëzgjatjes së taksave kundër civilizimit prej 100 për qind. Prandaj do të ishte më mirë që Kurti t’i përkushtohej zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, në vend të njoftimeve të tilla të lëvizjeve të njëanshme që prishin drejtpërdrejt dialogun”, tha Petkoviq, në një deklaratë për mediat të lëshuar nga zyra e tij. Sipas tij,  deklaratat e Kurtit përfaqësojnë një vazhdim të “pengimit të hapur ndaj dialogut dhe zyrtarëve nga Brukseli”.

Wilson: Të riformulohet një dialog mes palëve të barabarta

Takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiq i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, pritet të ndodhë në  muajin shtator. E ky dialog sipas një raporti të qendrës amerikane Wilson, me titull (Konsolidimi i sovranitetit të Kosovës), që merret me analiza politike për Ballkanin, thuhet se “dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të riformulohet në dialog mes palëve të barabarta, dhe të bazuar mbi parimin “njerëzit të parët, jo territori”. Sipas këtij raporti, Kosova dhe Serbia kanë një mundësi unike që të zgjidhin një prej burimeve kryesore të tensioneve ndërshtetërore në Ballkanin Perëndimor, problemin mbi sovranitetin e Kosovës.

Kosovo Albin Kurti als neuer Regierungschef bestätigt

“Duke mos vepruar në mënyrë më strategjike për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, BE-ja ka kontribuar në situatën aktuale, ku i gjithë rajoni është në një gjendje tensioni, duke lejuar ndërhyrjen nga Rusia, Kina dhe të tjerët”, thuhet në raport. Aty shtohet se “statusi neutral rrjedh nga pesë shtetet mosnjohëse brenda BE-së, ndërkaq administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, duhet të fokusohet në përpjekjet që këto shtete të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës”.

“Nëse BE-ja nuk arrin të unifikojë pozicionin karshi Kosovës dhe të fusë Ballkanin Perëndimor në procesin e zgjerimit, ku do t’u lejohej shteteve anëtare që të vendosin veto mbi bisedimet për anëtarësim dhe për liberalizimin e vizave për shtetet aspiruese, ndikimi i saj do të zbehet, përfshirë edhe kapacitetin e saj për të përdorur kushtëzimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet, për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar reformat”, thuhet në raportin e Qendrës amerikane Wilson. Raporti i rekomandon Kosovës dhe Serbisë që të “vendosin njerëzit para territorit, duke bërë prioritet çështjet kyçe që prekin jetën e njerëzve”. /DW

Tags: Albin KurtiJoe Bidenkosoveserbi

TË LIDHURA

Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?
Rajoni

Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?

09:29 | 22/01/2026
Vdekja e 25-vjeçarit në Itali, ngeli i bllokuar në makinerinë që përdorej për të grirë kashtën
Rajoni

Vdekja e 25-vjeçarit në Itali, ngeli i bllokuar në makinerinë që përdorej për të grirë kashtën

09:14 | 22/01/2026
Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur
Rajoni

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

14:47 | 21/01/2026
Next Post
Premtonte për vizat kanadeze, kapet mashtruesja e cila bënte ‘kërdinë’

Premtonte për vizat kanadeze, kapet mashtruesja e cila bënte ‘kërdinë’

Po nuk zumë mend, do të digjemi si minjtë të tërë

Moti për nesër/ Temperatura të larta dhe reshje shiu







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

by mirseda
14:26 | 22/01/2026
0

Ka përfunduar këtë të enjte seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me masën e sigurisë “pezullimi i ushtrimit...

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

12:52 | 22/01/2026
Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

12:45 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com