Në orën 10:00, kryeministri Albin Kurti do të mbaj mbledhjen e Qeverisë, për të marrë edhe disa vendime.
“Në ora 10:00, kemi mbledhje të Qeverisë në të cilën do t’i marrim disa vendime të rëndësishme dhe vendimi i parë që do të shkruaj menjëherë është ai për ndihmën për 30 mijë euro për familjet e minatorëve”, tha Kurti.
Ndonëse sot mund të jetë dita e fundit e tij si kryeministër, Albin Kurti ka thënë se po ndihet shumë mirë.
Në një prononcim të shkurtër për ‘Klan Kosovën’, ai tha se po shkon në mbledhjen e qeverisë, ku do të merren disa vendime të rëndësishme. Kurti nuk ka treguar nëse pret që Kosova të ketë qeveri të re sot.