Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kurti: Dështimi i bisedimeve Thaçi-Vuçiq, në dobi të Kosovës

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kurti: Dështimi i bisedimeve Thaçi-Vuçiq, në dobi të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi është dashur të koordinohet dhe të raportojë në Kuvendin e Kosovës, para se të shkojë në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Thaçi është takuar të hënën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri Kurti, i cili ditë më parë, e ka ftuar presidentin në takim për të koordinuar hapat në politikën e Jashtme , tha se “është gabim dhe dëm që nuk ka ardhur (presidenti Thaçi) në institucionet tona, para se të provojë të bëjë dakordime me presidentin e Serbisë”.

“Mora vesh që po kthehet presidenti nga Shtetet e Bashkuara, pa një deklarim të përbashkët me Vuçiqin. Fakti që nuk kanë një marrëveshje – presidenti i Kosovës me presidentin e Serbisë – besoj se është një dështim i dobishëm për Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti, pasi mori pjesë në një punëtori të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Të hënën, pas takimit me presidentin Vuçiq në Uashington, presidenti Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë se në takim është diskutuar për “domosdoshmërinë e një zgjidhjeje paqësore të çështjeve Kosovë-Serbi” dhe për “mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare”.

“Takimi ka qenë korrekt, konstruktiv, pa ndonjë të veçantë. Është treguar një vullnet i mirë që gjërat të çohen përpara në interes të të dyja vendeve”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi bëri të ditur se takimi është zhvilluar me ftesë të të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Robert O’Brien.

Thaçi dhe Vuçiq kanë qenë në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara, gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin veprime, që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. /Rel

Tags: bisedimekosovakurtiSerbia

TË LIDHURA

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan
Aktualitet

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

09:20 | 29/01/2026
Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Meta falenderon “patriotin shqiptaro-amerikan” që mori pjesë në manifestim

Meta falenderon “patriotin shqiptaro-amerikan” që mori pjesë në manifestim

Jocelyn Wildenstein: Deri dje miliardere, sot jeton me asistencë sociale

Jocelyn Wildenstein: Deri dje miliardere, sot jeton me asistencë sociale

Kreu i SPAK: Njerëzit presin rezultate, por hetimet kërkojnë 2-3 vite

Kreu i SPAK: Njerëzit presin rezultate, por hetimet kërkojnë 2-3 vite







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!
Showbizz

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!

by mirseda
22:12 | 29/01/2026
0

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili është gjithashtu partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, duket se...

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

21:35 | 29/01/2026
“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

21:30 | 29/01/2026
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com