E shtunë, 23 Janar, 2021
11 C
Tirana

Kreu i SPAK: Njerëzit presin rezultate, por hetimet kërkojnë 2-3 vite

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se institucioni që ai drejton nuk është akoma aty ku duhet, nga pikëpamja e formimit të saj.

Në fjalën e tij në konferencën “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi” theksoi prokurorët do jenë jo vetëm të pavarur në dhënien e vendimeve, por edhe të përgjegjshëm.

Ai shtoi se përfundimi i hetimeve kërkon kohën e duhur dhe se prokurorëve u duhen krijuar kushtet për realizimin e hetimeve sa më shpejt.

Kraja tha se ka nevojë për bashkëpunim midis SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

“Ka shumë sfida, ka shumë problematika që janë përpara. Sfidat kryesore kanë të bëjnë me pastrimin e produkteve të veprës penale, hetimin e aseteve kriminale, me krimin financiar në përgjithësi. Pavarësisht se jemi prokurori me Kushtetutë të pavarur, jemi të pavarur në vendimmarrje, jo në metodika, qëllime, jo në objektiva. Kemi nevojë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Prokuroria e Përgjithshme ka asete, një eksperiencë që ne kemi nevojë ta shfrytëzojmë, pa i cenuar vendimmarrjen askujt nga prokurorët.

SPAK është strukturë e re, është një nga reformat e drejtësisë. Akoma nuk është aty ku duhet nga pikëpamje e formimit të saj. Fillimi është i mirë, ka shumë sfida përpara, me plotësimin e strukturës, me ngritjen e strukturës nga pikëpamja administrative dhe funksionale, por kryesoja ka të bëjë me rritjen e rezultateve konkrete në hetim.

Të gjithë njerëzit presin rezultate por dua t’ua garantoj diçka se prokurorët e SPAK janë jo vetëm të pavarur por edhe të përgjegjshëm. Kjo do të thotë se kur të merret një vendim do të jetë i matur dhe bazuar në prova, si edhe nuk do të ketë diskutime të mëtejshme. Kjo kërkon kohën e duhur, këtë duhet ta kuptojmë njerëzit. Hetimet kërkojnë edhe 2-3 vite. Nuk do jemi në këtë histori por do të jemi konkret në kohën e duhur, këtë jua garantoj këtë sepse gjithë prokurorët e kanë këtë objektiv tek vetja. Ajo që duhet të bëjmë është t’u garantojmë kushtet”, tha ai.

Lexo edhe :   Një dekadë nga 21 Janari: A do të bëjë vërtet drejtësi SPAK-u?
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vaksnimi kundër koron*virusit, Manastirliu jep lajmin e mirë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrirliu, ka dhënë një lajm të mirë në lidhje me vaksinimin kundër koronavirusit në vendin tonë. Manastirliu u shpreh se Shqipëria...

Grabitet me armë një pikë dhëniesh kredie në Tiranë

Filiali i një institucioni financiar për dhënien e kredive, është grabitur pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40 në zonën e...

Moti i keq në vend, IGJEUM jep njoftimin: Do ketë reshje intensive

Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar se në tre ditët e ardhshme vendi do të përfshihet në kushte të paqëndrueshme, ku priten rreshje shiu intensive. Nga...

AstraZeneca furnizon në BE më pak vaksina se plani

Koncerni farmaceutik AstraZeneca i ka pakësuar dukshëm furnizimet me vaksinën kundër koronavirusit në BE. Arsyeja ka të bëjë me problemet në prodhim. Nëse koncerni britaniko-suedez...

Përgjimet e Ndraghetas, Veliaj: Do thonë edhe që kam qenë shok me Eskobarin

Nga fshati Sinaballë i Rrogozhinës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj komentoi përgjimet që kanë dalë në media të Ndraghetës, aty ku dhe...