Kjo javë është mbyllur negativisht për monedhat kryesore të tregut valutor vendas. Monedha e Eurozonës ka shënuar një rënie prej 0.3 pikësh, duke kapur vlerën e 121.5 lekëve.
Ndërkaq edhe Dollari Amerikan ka regjistruar zbritje, duke rënë në kuotën e 107.7 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Paundi Britanik është dobësuar gjithashtu, duke kapur nivelin e 135.5 lekëve në fund të kësaj jave.
Franga Zvicerane vazhdon të jetë e qëndrueshme në vlerën e 109.2 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 82.5 lekë dhe 75.5 lekë. /Scan