Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kur Stanisllav Petrov e shpëtoi botën nga lufta bërthamore

5 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kur Stanisllav Petrov e shpëtoi botën nga lufta bërthamore

Më 26 shtator, OKB-ja kremtoi Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Plotë të Armëve Bërthamore. Pikërisht në këtë ditë, 37 vjet më parë, vendimi i një koloneli sovjetik parandaloi një holokaust të mundshëm atomik.

Më 26 shtator  2013, udhëheqësit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB u takuan  për të diskutuar mbi çarmatimin bërthamor  dhe në dhjetor të po atij viti Asambleja caktoi këtë datë si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin Total të Armëve Bërthamore.

Armët bërthamore vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për ekzistencën e njeriut, dhe mbi to po diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që këtë vit përkon me 75-vjetorin e themelimit të kësaj organizate. Tre vjet pas prezantimit të tij, Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore nuk ka hyrë ende në fuqi. Ky do të ishte një hap i parë drejt qëllimit të çarmatimit të plotë. Por atë e kanë ratifikuar deri tani vetëm 45 shtete, ndërsa mungon angazhimi i të paktën 6 vendeve të tjera.

Incidenti

Natën e 26 shtatorit 1983, nënkolonel Petrov ndodhej në bazën ushtarake sovjetike Serpukhov-15. Aty erdhën sinjalet e satelitëve Oko, të vendosur enkas në orbitë për të zbuluar nisjen e raketave nga armiku.

Në rastin e një sulmi, sistemi i paralajmërimit, në ndërtimin e të cilit kishte ndihmuar edhe Petrov, do t’u jepte sovjetikëve kohë për të reaguar me anë të një kundërsulmi. Pra në zbatim të doktrinës MAD, shkatërrimit të sigurt të ndërsjellë.

Por atë natë ra alarmi: një raketë ishte lëshuar nga Shtetet e Bashkuara kundër Bashkimit Sovjetik. Pak çaste më vonë, u lëshuan dhe 4 raketa të tjera bërthamore. Kompjuterët nuk kishin dyshime: 5 raketa balistike bërthamore ishin në fluturim.

Petrov duhej të merrte një vendim dhe duhej ta bënte këtë shumë shpejt: A duhej të shkonte në komandë, dhe të konfirmonte se amerikanët kishin nisur një sulm? Në fund Petrov arriti në përfundimin se ai ishte një alarm i rremë.

Siç tregoi vetë më vonë, nuk ishte plotësisht i sigurt për këtë gjë, por dyshoi se SHBA-ja mund të shpërdoronte shansin e sulmit të parë, duke lëshuar vetëm 5 raketa kundër Bashkimit Sovjetik. Amerikës nuk i mungonin armët bërthamore, ashtu sikundër nuk i mungonin edhe Bashkimit Sovjetik, për të cilin Uashingtoni e dinte se do të reagonte me gjithë forcën e nevojshme.

Provë e gabuar?

Kinemaja e kishte trajtuar tashmë temën e konfliktit me armë bërthamore, i shkaktuar nga një gabim teknik banal. Para filmit “Wargames” të vitit 1983, ishte libri “Një provë e gabuar” i vitit 1962, që dy vjet më vonë e përshtat në një film nga regjisori Sidni Lumet.

Fatmirësisht, historia e Petrov pati një fund të lumtur: nuk ishte lëshuar asnjë raketë.

Nëse Petrov do të konfirmonte sulmin që pa në kompjuter, mund të kishte nisur kundërsulmi bërthamor sovjetik. Dhe në atë moment, SHBA-ja do të sulmonte vërtet. Po pse kishte dështuar teknologjia? Pas një hetimi u zbulua se satelitët e kishin interpretuar alarmin duke u nisur nga reflektimi i Diellit mbi re.

Kush e di nëse në atë kohë Petrov e dinte se edhe amerikanët kishin pasur sinjale të rrem të ngjashme. Sot dihet se më 9 nëntor 1979, sistemi i alarmit i NORAD (Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut) kishte njoftuar një sulm të madh me raketa nga Bashkimi Sovjetik.

Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë u alarmuan, por para se dikush të shtypte butonin e kuq, u zbulua se një kasetë simulimi ishte ngarkuar gabimisht në kompjuter. Kur e mori vesh këtë incident, sekretari i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Leonid Brezhnev i shkroi me shqetësim presidentit amerikan Xhimi Karter: “Mendoj se bie dakord me mua, që nuk duhet të ketë më gabime mbi këto çështje”.

Një hero (gati) i harruar

Stanisllav Petrov vdiq më 19 maj 2017 në moshën 77-vjeçare, dhe shumë media i kushtuan nga një nekrologji. Por pavarësisht kësaj, fama e tij është ende e kufizuar. Një nga arsyet është ndoshta Lufta e Ftohtë: vetëm në vitet që pasuan rënien e Murit të Berlinit, nisi të bëhej publike kjo histori.

I pari që e tregoi dhe e vlerësoi aktin e Petrov ishte gjenerali Juri Votincev, asokohe komandant i mbrojtjes nga raketat. Në një intervistë për gjermanen “Bild” në vitin 1998, ai na njohu të gjithëve me njeriun që e kishte shpëtuar botën. Para asaj interviste, as vajza e Petrov, Jelena, nuk dinte gjë.

Gruaja e tij Raisa, vdiq në vitin 1997 pa i thënë asgjë së bijës mbi atë ngjarje. Nga ai moment ka pasur shumë intervista dhe shkrime. Petrov është shprehur gjithmonë se bëri vetëm detyrën e tij, i vetëdijshëm se një gabim i tij mund të mos kishte mundësi të riparohej.

Ai nuk u shpërblye dhe as u vlerësua me ngritje në detyrë nga eprorët e tij, madje u

kritikua pse nuk e kishte shënuar në mënyrën e duhur në regjistër atë episod të frikshëm. Gjithsesi, Petrov ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Në vitin 2006 ai shkoi në Nju Jork për të marrë një çmim nga OKB.

Intervistat e dhënë me atë rast u përdorën për dokumentarin e vitit 2013 “Njeriu që shpëtoi botën”. Por edhe në atë rast, federata ruse donte të thoshte zyrtarisht fjalën e saj: një njeri i vetëm, as mund të kishte shmangur apo të shkaktonte lëshimin e raketave bërthamore”. Edhe nëse ai raportonte për sulmin amerikan, kundërsulmi sovjetik do të fillonte vetëm nëse do të konfirmohej nga burime të tjera”, shkroi në një deklaratë ambasada ruse në SHBA.

Kërcënimi ekziston akoma

Duke lënë mënjanë politikën, është e vërtetë që edhe vetë Petrov nuk ishte i bindur se ishte një hero. Sipas disave, viti 1983 ishte shumë i tensionuar, dhe lajmet për një sulm do të kishin mjaftuar për të sjellë një kundërpërgjigj. Por ne nuk mund të jemi të sigurt se çfarë do të kishte ndodhur.

Por edhe në kushtet e një pasigurie të madhe, Petrov veproi në mënyrën më korrekte të mundshme. Nëse Petrov kujtohet çdo 26 shtator, kjo nuk duhet të jetë vetëm pse ai mori vendimin e duhur nën një presion të madh. Dhe as për të argumentuar se sa të fortë ishin sistemet e kohës (dhe ato aktuale) për të shmangur gabimet katastrofike.

Por sepse ai incident ishte një nga rastet e shumta, në të cilat ne iu afruam shumë Holokaustit bërthamor. Veprimet e tij na kujtojnë se mënyra e vetme që garanton sigurinë tonë, është eliminimi total i mijëra armëve bërthamore në të gjithë botën.

Burimi: https://www.wired.it/scienza/lab/2020/09/26/stanislav-petrov-salvato-mondo-guerra-atomica

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: luften berthamoreparandaloiStanisllav Petrov

TË LIDHURA

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës
Kuriozitete

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve
Kuriozitete

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
Next Post
Merkel viziton në spital kreun e helmuar të opozitës ruse, pritet të shkaktojë zemërim në Moskë

Merkel viziton në spital kreun e helmuar të opozitës ruse, pritet të shkaktojë zemërim në Moskë

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur

Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e njohur

PPE: Zgjedhjet e lira e të ndershme, parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë

PPE: Zgjedhjet e lira e të ndershme, parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com