E martë, 23 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e njohur

Shkrimtarja e njohur e librave për fëmijë dhe skenaristja Shpresa Vreto, ka ndërruar jetë pasditen e sotme në moshën 76-vjeçare.

Vreto ka bërë disa skenarë për filmat artistikë si dhe për filmat e animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”, kurse në vitin 1981 së bashku me Xhanfize Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”.

Pas pesë vjetësh erdhi e vetme si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”. Ndërkohë, Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990.

Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”.

Shpresa Vreto ka drejtuar gjithashtu një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se negociatat me Kryedemokratin Lulzim Basha po vazhdojnë dhe sipas tij mes tyre do të ketë...

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

Në një qytet provincial të përgjumur, lindi një djalë me emrin Vladimir Uljanov. Kur të rritej ai do të luante një rol të madh...

Itali/ Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni shqiptar (Emri)

Një shqiptar i identifikuar si Dorian Resili, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ky i fundit ëstë kapur me drogë, e cila...

Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, pasi ajo kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të...

Nuk vuani aspak nga i ftohti gjatë dimrit? Ja çfarë e shkakton këtë gjë

Shumica prej nesh,detyrohemi të përjetojmë një periudhë me mot të ftohtë për të paktën një pjesë të vitit. Dhe një studim i ri ka...