Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Kur shkuan njerëzit për herë të parë në luftë?

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kur shkuan njerëzit për herë të parë në luftë?

Kur njerëzit modernë mbërritën në Evropë rreth 40.000 vjet më parë, ata bënë një zbulim që do të ndryshonte rrjedhën e historisë. Kontinenti ishte populluar tashmë nga kushërinjtë tanë evolucionarë, Neandertalët, për të cilët provat më të fundit të zbuluara, sugjerojnë se kishin kulturën dhe teknologjinë e tyre relativisht të sofistikuar.

Por brenda disa mijëra viteve Neandertalët u zhdukën, duke i lënë speciet tona, Homo Sapiens, të vazhdonin përhapjen në çdo cep të globit. Mënyra se si Neandertalët u zhdukën, mbetet një temë shumë e debatueshme midis studiuesve.

Dy shpjegimet kryesore të dhëna në vitet e fundit, kanë qenë konkurrenca me njerëzit modernë të ardhur së fundmi, dhe ndryshimi global i klimës. Qëndrueshmëria e materialit gjenetik të Neandertalit tek të gjithë njerëzit modernë jashtë Afrikës, tregon se të dyja speciet kanë bashkëvepruar dhe madje kanë bërë seks.

Por ka të ngjarë që të ketë pasur edhe lloje të tjera ndërveprimesh. Disa studiues kanë sugjeruar që mund të ketë pasur edhe konkurrencë për burime të tilla si gjahu dhe lënda e parë për mjetet prej guri. Të tjerët kanë propozuar ndërveprime të dhunshme dhe madje edhe luftëra, dhe se këto të fundit mund të kenë sjellë zhdukjen e Neandertalëve.

Studimet e reja, vazhdojnë ta zhvendosin më herët kohën në të cilin ka prova për luftën që kanë zhvilluar për herë të parë njerëzit. Por si mund të ndahen shembujt e vrasjes apo një grindje familjare, nga “lufta” parahistorike? Kësaj pyetje i kanë dhënë përgjigje disa shembuj të vrasjeve masive, ku komunitete të tëra u masakruan dhe u varrosën bashkë në një numër vendesh evropiane që datojnë në periudhën neolitike (rreth 12.000-6.000 vjet më parë, kur u shfaq për herë të parë bujqësia).

Për një farë kohe, këto zbulime duket se e zgjidhën misterin, duke sugjeruar se bujqësia çoi në një rritje të ndjeshme të popullsisë, dhe në një presion mbi grupet e ndryshme për të luftuar ndaj njëri-tjetrit. Nuk ka dyshim që Neandertalët u përfshinë në akte dhune, pasi skeletet e tyre tregojnë  shembuj të përsëritur të dëmtimeve të forta kryesisht në kokë.

Por shumë nga këto ngjarje, i paraprijnë shfaqjes së njerëzve modernë në Evropë, dhe nuk mund të kenë ndodhur gjatë takimeve midis dy specieve. Midis të dhënave të rralla fosile të njerëzve të hershëm anatomikisht modernë, ekzistojnë shembuj të ndryshëm të lëndimeve nga armët, por shumica datojnë mijëra vjet pas zhdukjes së Neandertalëve.

Aty ku kemi prova të dhunës ndaj Neandertalëve, kjo është pothuajse ekskluzivisht midis viktimave meshkuj. Kjo do të thotë se ka më pak të ngjarë që ajo të përfaqësojë një “luftë”, dhe më shumë një rivalitet midis meshkujve.

Në lidhje me pyetjen kryesore nëse njerëzit modern ishin përgjegjës për zhdukjen e Neandertalëve, vlen të përmendet se Neandertalët në shumë pjesë të Evropës duket se janë zhdukur para se speciet të kishin mbërritur specia jonë, Homo Sapiens.

Kjo sugjeron që njerëzit modern nuk mund të jenë plotësisht fajtorë, qoftë përmes luftës apo konkurrencës. Ajo që ishte e pranishme gjatë gjithë periudhës, ishte ndryshimi dramatik dhe i vazhdueshëm i klimës, që duket se ka zvogëluar habitatet e preferuara të Neandertalëve në tokat pyjore.

Njerëzit modernë, edhe pse sapo ishin larguar nga Afrika, duket se kanë qenë më fleksibël në mjedise të ndryshme, dhe më të aftë në trajtimin e habitateve gjithnjë e më të zakonshme të hapura dhe të ftohta, që mund të kenë sfiduar aftësinë e Neandertalëve për të mbijetuar.

Pra, megjithëse evropianët e parë modernë mund të kenë qenë njerëzit e parë të aftë për një luftë të organizuar, nuk mund të thuhet se kjo sjellje ishte përgjegjëse apo edhe e nevojshme për zhdukjen e Neandertalëve. Ata mund të kenë qenë thjesht viktima të evolucionit natyror të planetit tonë.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/when-did-humans-first-go-to-war-149637

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Homo SapiensNeandertalëtteknologji

TË LIDHURA

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Next Post
“Nis nga 1 janari”, qeveria Rama merr vendimin e rëndësishëm për pandeminë

“Nis nga 1 janari”, qeveria Rama merr vendimin e rëndësishëm për pandeminë

Mbyllet në fundjavë “Rruga e Durrësit”, ja si do bëhet lëvizja për mjetet

Mbyllet në fundjavë "Rruga e Durrësit", ja si do bëhet lëvizja për mjetet

Basha: Rama ka braktisur diabetikët, ndër më të rrezikuarit nga koronavirusi

Basha: Rama ka braktisur diabetikët, ndër më të rrezikuarit nga koronavirusi

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur
Aktualitet

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

by mirseda
08:17 | 12/07/2025
0

Një konflikt ka ndodhur pak momente më parë në zonën e "Ujit të Ftohtë", në Vlorë. Mësohet...

Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

08:13 | 12/07/2025
Kosova nuk del nga ngërçi politik, dështon edhe tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova nuk del nga ngërçi politik, dështon edhe tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

08:10 | 12/07/2025
Aksidentet, Rrugorja do vendosë 3 radarë inteligjentë për monitorim 24 orë në të gjitha akset rrugore

Aksidentet, Rrugorja do vendosë 3 radarë inteligjentë për monitorim 24 orë në të gjitha akset rrugore

08:08 | 12/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

08:06 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com