Kryebashkiaku Veliaj ka postuar një video në Facebook, ku dëshmon se qytetarë të papërgjegjshëm kanë bllokuar pusetat, duke hedhur brenda saj goma makine. Për rrjedhojë, ky akt nga ana e qytetarëve sjell jo vetëm përmbytjen e rrugëve, por edhe të banesave përreth.
Statusi
Kollaj me mallku shtetin a zotin, apo me skërmitje hienash politike.
Por, le të shohim ç’i bëjmë vetë qytetit dhe natyrës me ndotje, zaptime, e plehra kudo apo si kjo video…gomë makine në zgarë shiu!
Kombet e emancipuara reflektojnë! Ka ardh koha të reflektojmë dhe ne!