Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kumbaros i ka hyrë frika në palcë për Teatrin. Po tani, pas kujt do fshihet?

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Pas përplasjes së fortë me opozitën, një ditë më pas Veliaj dha shenjat e para të urtësimit dhe paqtimit, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me artistët për Teatrin. Me të njëjtën gjuhë konsensusi ka folur edhe sot Veliaj, teksa mbetet shpresëplotë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Në një takim falenderimi të organizuar nga kryeministri Rama, për të gjithë ata që ideuan dhe punuan për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”,  kryetari i Bashkisë së Tiranës, iu rikthye çështjes së nxehtë të këtyre ditëve, ku PD nuk kurseu jo vetëm ofezat, por e nxori jashtë nga mbledhja e Komisionit të Medias. Deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Ervin Salianji e nxorrën me dhunë nga mbledhja e Komisionit të Medias kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kishte shkuar për të raportuar për Teatrin Kombëtar. Albana Vokshi tha se Veliaj ishte i paftuar në komision, ndërsa duhej të raportonte Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ishte gjithashtu e pranishme në mbledhje.

Por ja çfarë tha sot Veliaj:

“Mezi pres që në diskutimin e nesërm, të ulur gju më gju me arkitektët, me artistë, ne të arrijmë në një konsensus që t’i hapim rrugë të paktën një negociate, ku të fillojmë që të flasim dhe të gjykojmë se si në pamundësi që shteti ynë modest të paguajë shuma që nuk i përballon dot, ne ashtu si kjo mrekullia që po prodhohet sot e stadiumit kombëtar, ne të kemi një tjetër xhevahir në qytetin e Tiranës që quhet Teatri i ri Kombëtar, dhe jam i bindur se do të triumfojë arsyeja mbi nostalgjinë dhe do të gjejmë mënyra origjinale se si dhe nostalgjinë ta përfshijmë në Teatrin e ri, për tu siguruar shqiptarëve të 100 viteve të ardhshme një Teatër të ri dhe modern në zemër të qytetit, aty ku bëhet art, kulturë dhe në brinjë të sheshit Skënderbej, aty ku gëlon jeta e qytetit tonë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se është diskutuar gjatë më lidhje me çështjen e Teatrit, ku sikurse edhe arkitekti i njohur në gjithë botën Bjarke Ingels vlerëson, është i pamundur rikonstruktimi i një godine që nuk ka qenë ndërtuar për teatër.

“Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë me arkitektin Bjarke Ingels dhe besoj dje shqiptarët patën një shans të shikonin të gjithë argumentet pse edhe gjeometrikisht, për atë që ka nevojë Teatri, për xhepat anësore, për nënskenën, për mbiskenën, për kushtet, për higjienë, për mbrojtjen nga zjarri, ne nuk mund të rikonstruktojmë diçka që nuk ishte bërë origjinalisht si një Teatër”, tha ai.

Teksa Veliaj përçonte entuziasëm, nga ana tjetër, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, refuzon Parlamentin për të bërë transparecën mbi projekligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar. Me anë të një shkrese, PD-ja informon se ministrja ka njoftuar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi, se nuk do të paraqitet nesër në Komisionin Parlamentar të Kulturës për një seancë dëgjimore.

“Kjo është e disata herë që ministrja refuzon Parlamentin, kur duhet të japë llogari për projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike në favor të një firme private të lidhur me Ramën dhe Velaij”, citon PD.

Sipas saj, ministrja Kumbaro është nismëtare e këtij projekligji, por që ende nuk ka dhënë asnjë llogari për të. “Herën e fundit ajo vendosi të shoqërojë Erion Veliajn dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm antikushtetues për Teatrin. Deri tani Mirela Kumbaro nuk ka asnjë prononcim për këtë çështje”, thotë më tej PD.

TIRANA TODAY

 

 

 

Tags: KumbaroTeatriVeliaj

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Kallëp tritoli në lokalin e një biznesmeni në Burrel. Për çfarë po e paralajmërojnë?

Albi Nako më në fund thyen heshtjen, flet për fejesën me balerinën

Portieri i Serbisë shpërthen në lot: Kam frikë si t’ia shpjegoj mamasë humbjen







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com