Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ku shtrihet rrjeti iranian i ekstremistëve

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ku shtrihet rrjeti iranian i ekstremistëve

Nga Behnam Ben Taleblu “Radio Free Europe”

“Ata janë luftëtarë që nuk njohin kufij …Ata janë luftëtarë, që shfaqen kudo që është e nevojshme”. Kështu e përshkroi Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Forcën e Kuds, njësinë e operacioneve speciale të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) gjatë Lutjes të së Premtes në Teheran në muajin janar.

Pavarësisht nga emri i njësisë, që do të thotë Jeruzalem në gjuhën arabe, Forca Kuds dhe shërbimet iraniane të sigurisë, nuk e kanë kufizuar shtrirjen e rrjeteve dhe operacioneve të tyre vetëm në botën arabe apo Lindjen e Mesme.

Ndërsa Uashingtoni po mendon reagimin mbi skenarët e mundshëm të përshkallëzimit të situatës midis SHBA-së dhe Iranit për pjesën tjetër të këtij viti, referenca e Khamenei mbi natyrën e pakufishme të Forcës Kuds nuk mund të injorohet.

Është diçka e rrallë që Khamenei t’u drejtohet iranianëve nga foltorja e Lutjeve të së Premtes. Predikimi i tij i fundit ka qenë 8 vjet më parë, në shkurtin e vitit 2012. Pas një sërë vrasjesh të shkencëtarëve bërthamorë iranianë, dhe përshkallëzimit të sanksioneve perëndimore, Khamenei deklaroi në atë kohë se Irani do të kundërpërgjigjej ndaj kërcënimeve të tilla me “kërcënimet tona .. të cilat kur të jenë të domosdoshme, dhe me vullnetin e Zotit, do të vihen në zbatim”.

Disa ditë më vonë, ndodhën përpjekjet për të sulmuar diplomatët izraelitë në Gjeorgji dhe Indi, për të cilat Izraeli fajësoi direkt Iranin dhe Tajlandën, si dhe sulmin në Bullgari nga milicia libaneze e mbështetur nga Irani, që shkaktoi 6 të vrarë.

Ka shumë të ngjarë që pas vrasjes së kreut të Forcës Kuds, Kasëm Sulejmani, Irani t’i rikthehet këtij “manuali” të sprovuar të terrorit. Dhe në fakt zyrtarët e IRGC në Iran, dhe drejtuesit e milicive shiite në Irak, kanë premtuar publikisht se do të hakmerren për komandantin e tyre të vrarë.

Por simpati të tilla, nuk janë të kufizuara vetëm në Lindjen e Mesme. Ato vërehen edhe në vendet ku Iranit i mungon një lidhje e rëndësishme sektare, si për shembull në Ballkan. Në janar, një grua u burgos në Kosovë për disa ditë, me akuzën e nxitjes të dhunës përmes internetit pas vrasjes së Sulejmanit.

Individë të tillë mund të bashkëpunojnë hipotetikisht me agjentët iranianë, të cilët kanë treguar një gatishmëri gjatë 4 dekadave të fundit, për të punuar me terroristët sunitë që ndajnë të njëjtat ide, me kartelet meksikane të drogës, dhe madje edhe me amerikanë të pakënaqur, si një mënyrë për të arritur synimet e tyre kundër Perëndimit.

Në fakt, preferenca e Teheranit për aktorët lokalë në shtetet ku ka një autoritetit shtetëror të dobët, është në përputhje me politikën e tij të përdorimit të milicive mike, që nga ana tjetër i ofron regjimit një fasadë besueshmërie.

Për ta mbështetur këtë, Irani ka angazhuar ambasadat e tij, por edhe një seri institucionesh kulturore dhe fetare, në financimin dhe organizimin e operacioneve terroriste jashtë vendit, si dhe për të mbajtur kontakte të ngushta me popullsinë vendase. Kjo është e vërtetë në rajone si Ballkani dhe Amerika Latine.

Ndërsa Kosova mund të duket e largët për Iranin, regjimi revolucionar nuk është i huaj për Ballkanin. Një portal iranian i lajmeve, që mbron linjën e ashpër qeveritare, e përmend Bosnjën si teatrin e parë të luftës pas konfliktit Iranit-Irak, ku u zhvilluan operacionet e Forcës Kuds.

Kjo njësi ndihmoi me armë dhe luftëtarë boshnjakët myslimanë, gjatë fazave të hershme të luftës në ish-Jugosllavi. Një gjeneral në pension i IRGC, kujtoi kohët e fundit kohën kur ishte në Bosnjë. Ai trajnoi aty luftëtarë boshnjakë, ndërsa ishte i maskuar me uniformën e një punonjësi humanitar, atë të Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane.

Për më tepër, disa figura që mbanin postet kryesore politike dhe ushtarake në Republikën Islamike, ishin të pranishëm në Bosnje gjatë konfliktit të fillimviteve 1990. Këtu përfshihet njeriu i afërt i Ajatollahuut, Ahmad Janati, që ishte de fakto përfaqësuesi i Liderit Suprem në Bosnje, dhe komandanti Muhamed Reza Nakdi, që mendohet se ka shërbyer në Bosnje si një nga dy komandantët në terren të Forcës Kuds.

Sot Janati drejton 2 organe të rëndësishme politike në Iran, Këshillin e Gardës dhe Asamblenë e Ekspertëve, ndërsa Nakdi është tashmë nënkordinator i IRGC, pasi shërbeu për gati një dekadë në krye të Basizh, forcës paramilitare vullnetare të Iranit.

Sipas një dokumenti të Departamentit amerikan të Shtetit, Bosnja është renditur në mesin e disa vendeve të tjera ku janë zbuluar dhe parandaluar komplotet e Forcës Kuds. Ambasada e Iranit në Bosnje, e ka hedhur poshtë një pretendim të tillë.

Por është i pamohueshëm rikthimi i përdorimit prej Teheranit të sulmeve terroriste, dhe sidomos të vrasjes së disidentëve në kontinentin evropian. Deri më sot, Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Iranit në përgjigje të këtyre sulmeve, por nuk duket ky i fundit është dëmtuar shumë prej tyre.

Raportet në tetor të vitit të kaluar, zbuluan një “rrjet paramilitar iranian”, që po planifikonte të sulmonte një grup opozitarësh iraniane në Shqipëri, duke e sjellë sërish Ballkanin në qendër të vëmendjes. Shqipëria është përballur gjithnjë e më shumë me zemërimin e Iranit, për shkak të pranimit nga Tirana zyrtare të këtij grupimi, dhe i është dashur të dëbojë disa diplomatë, që thuhet se kanë shkelur rregullat që garantojnë imunitetin e tyre diplomatik.

Në vitin 2018, u dëbua nga vendi ambasadori i Iranit në Tiranë. Në janar të këtij viti, Khamenei e quajti Shqipërinë “një vend të vogël evropianë shumë djallëzor”. Një analist i operacioneve terroriste të mbështetura nga Irani, do të vërente se pavarësisht komplotit për të vrarë ambasadorin saudit në Uashington, apo sulmit me bombë ndaj një tubimi të opozitës iraniane në Paris, Teherani dështoi në objektivat e tij, dhe ngadalësia në zbatimin e operacioneve, ndihmoi autoritetet vendase që të zbulonin gjithçka në kohë.

Kjo mund të jetë e vërtetë, dhe për disa mund të dobësojë vdekshmërinë e aparatit terrorist të Republikës Islamike. Por fakti që Republika Islamike vazhdon me operacione të tilla, flet për synimin e regjimit për të vazhduar të korrë përfitimet që vijnë nga kërcënimet e tij.

Prandaj Irani mund të pritet të godasë, duke shpresuar të shkaktojë dëme maksimale. Nëse sulmet e ardhshme terroriste do të jenë kundër njerëzve, aseteve, interesave, apo aleatëve dhe partnerëve amerikanë, kjo gjë nuk dihet me siguri.

Por ajo që Uashingtoni mund ta bëjë të qartë, është se nuk do të kursejë asnjë kosto për zbulimin, ndalimin dhe sabotimin e ndonjë sulmi të mundshëm, si dhe reagimin ndaj tyre. Tek e fundit, ka plotësisht gjasa që lëvizja tjetër e rëndësishme e Iranit, të mos ndodhë në zemër të Lindjes së Mesme, por në periferi të saj./TIRANA TODAY

 

Tags: ekstremisteveiranianrrjetishtrihet

TË LIDHURA

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar
Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

10:06 | 16/07/2025
U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë
Aktualitet

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

08:52 | 16/07/2025
Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

21:32 | 15/07/2025
Next Post
Trump gati buxhetin për 2020, NASA dhe ndërtimi i murit me Meksikën prioritet

Trump gati buxhetin për 2020, NASA dhe ndërtimi i murit me Meksikën prioritet

VIDEO/Arrestimi i Gjutës afër selisë rozë, Rama largohet me makinë të blinduar

VIDEO/Arrestimi i Gjutës afër selisë rozë, Rama largohet me makinë të blinduar

Assad bën copash popullin e tij, 30 viktima mëngjesin e sotëm nga bombardimet

Assad bën copash popullin e tij, 30 viktima mëngjesin e sotëm nga bombardimet

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar
Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

by mirseda
10:06 | 16/07/2025
0

Dy autorët të vrasjes së Renis Dobrës janë arrestuar nga policia disa ditë pas ngjarjes së rëndë....

Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

09:47 | 16/07/2025
U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

08:52 | 16/07/2025
E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

08:48 | 16/07/2025
Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

08:21 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com