Këtë të hënë, Shqipëria mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave përgjatë gjithë ditës. Pritet që gjatë paradites kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë.
Ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites, kryesisht do të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mund të sjellin rreshje.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.