Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kthim në fole: Meta pret një letër, Basha gjen stresin

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Secilit t’i merret qimja

Nga: Frrok Çupi

U kthyen më në fund, tani lufta nuk ka më vlerë. Këta morën plagë dhe shkaktuan të vdekur, por u mblodhën në folenë ku ishin. Lufta e tyre për të fituar pushtetin mbi shqiptarët, u fik. Kishin vënë në krye të kolonës një banderolë ku shkruhej ‘Shqipëria fiton’. I vetmi shkrim e këndim i saktë i tyre, ky ishte: ‘Shqipëria fiton!’; i saktë sepse Shqipëria fitoi. Tani duhet thënë me zërin plot se ‘Shqipëria shpëtoi!’. Qysh prej kohëve më të errëta ky vend shqiponjash nuk ishte ndjerë më i rrezikuar prej të tijve; po të fitonin këta, atëherë nuk dilnim dot kurrë më nga gremina.

Asnjëri prej fajkonjve nuk fluturon dot më, as për njëqind vjet.

Nëpër fole po kërkojnë teshat që lanë, megjithëse këto nuk vlejnë për herën tjetër. Ilir Meta, kur vuri këmbën në presidencë, rrëzë derës strehoi partinë e tij, si një ushtë. LSI nuk është më, ka bjerrë rrugës. Në luftën tjetër presidenti nuk ka as shpatën e vjetër.

Edhe Luli, kur nisi luftën, e përcollën bashkë me Partinë, por u kthye pa gjë. Ka humbur përfundimisht Partia Demokratike. Ata që mbushnin radhët dhe xhironin goma makinash, ata kanë ikur kushedi se ku, as telefonat nuk i hapin më. Të tjerët që i thonë vetes ‘truri i PD’ po shuajnë njëri tjetrin. Kritikët e kryetarit të PD kanë ardhur te porta e selisë që ka qenë shtëpia e Oficerëve (Pse vallë i thonë ‘Shtëpi e Lirisë’, hajde gjeje!) dhe kërkojnë të dalë kryetari. ‘Demo ti e Demo unë/ Dil Lulu se kam pak punë!’. Luli nuk del, por lëshon kasnecët që të sulmojnë ata te porta. Partitë staliniste, gjithmonë, i grijnë nga brenda ‘trockistët’ që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit.

Do t’i grijnë dhe do të vetë-grihen edhe këta! Në Partinë Demokratike, njëra palë ka ngrënë palën tjetër, komunistët kanë ngrënë komunistët, sigurimsit kanë shqyer sigurimsit, demokratët kanë rrahur demokratët. Ka ardhur edhe Stresi me të atin, dhe kanë nisur t’i rrahin këta që luftojnë te porta e ‘folesë’. PD e Berishës e ka në ADN rrahjen dhe dhunën. Në tokën shqiptare nuk kanë lënë njeri të gjallë nga ata që i kanë ‘bezdisur’ në folenë e pushtetit, por deri në Bruksel kanë rrahur ‘zogjtë e mëdhenj kundërshtarë’. Në një nga hotelet luksoze të Evropës, Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Sereqi, ndërsa në një hotel tjetër Saliu i Stresit rrahu ministrin Milo. Brukseli nuk do të bëhej kurrë fole e shqiptarëve derisa këta rrahës të mos izolohen.

Edhe Jezusi, i rrahuri i madh, në ditën e 25 lindi.

Me siguri, ngjarja e mbrothët e shqiptarëve e datës 25, do të drejtojë për në qeli të gjithë ata që i kanë rënë në qafë të gjallëve të këtij vendi. Shumica ndodhet në lidershipin e PD dhe LSI. Prandaj edhe shumica e prangave do të thërrasë shumicën e kësaj pakice politike.

… Edhe Ilir Meta me trofe lufte dhe si kandidat për një fole të re, u kthye nga misioni. Rrugës, diku preku në një vend ‘të keq’ dhe, pa kuptuar, u kthye prapa në jetën e dy shekujve pas. Ka një letërsi të tërë në botë që e ka provuar një kthim të tillë imagjinar. Meta, prej shekullit të tij 18 a 17, mori vegla të vrasjes shtazarake: sfurqe, kosore, sharra, çekiçë, tela. Të gjitha i ka depozituar në folenë e presidencës për herën tjetër. Kësaj here njerëzimi do të shpëtojë prej tij, për dy arsye:

E para se Ilir Meta nuk mund të kthehet më në shekullin aktual. E dyta, sepse nuk ka më kohë për të; të martën Kuvendi do të vendosë për largimin ‘nga foleja’ e pastaj vjen edhe një letër me një firmë shtremba- shtremba nga prokurori.

Kthim të arsyeja e parë: Presidenti Meta u provua se nuk i përket këtij realiteti. Po të ishte në këtë realitet, dje dhe sot presidenti i Republikës do të ndodhej në stërvitjen e madhe të ushtrisë Amerikane dhe 26 aleatëve që po zhvillohet në vendin tonë; jo në llomotitje konferencash të çartura. A nuk është edhe president edhe komandant i Forcave të Armatosura e duhej të ishte diku në ballë të ushtrive aleate? Mirëpo Amerika dhe aleatët erdhën e nuk e ‘njohin’ të zotin e shtëpisë.

Fati i mirë i Shqipërisë është që këta kanë mbërritur e janë mbyllur në fole.

Tags: Frrok Çupiilir metalulzim bashaopinion

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Burg dhe gjobë/ Australia merr vendimin drastik për këdo që kthehet nga India

Burg dhe gjobë/ Australia merr vendimin drastik për këdo që kthehet nga India

Panuçi ‘kunja’ për Kombëtaren shqiptare: E vështirë për t’u trajnuar

Panuçi ‘kunja’ për Kombëtaren shqiptare: E vështirë për t’u trajnuar

Haradinaj kërkon rinumërim të votave

Haradinaj: Nëse Kosova nuk anëtarësohet në OKB e NATO, bashkohemi me Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com