Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kryeprokurorja Arta Marku i fshihet vettingut, shoferi i dehur i bën ‘gjëmën’

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Kryeprokurorja Arta Marku i fshihet vettingut, shoferi i dehur i bën ‘gjëmën’

Update/Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku duhej të dilte këtë të martë përpara komisionit të vettingut, por në mungesë të saj, ajo u përfaqësua nga avokatja Lirime Çukaj. E pavarësisht se vet nuk ka qenë e pranishme, ajo ka dërguar njerëzit e saj besnikë të monitorojnë procesin. Në sallë ishin Alketa Zifla, Besnik Cami dhe zëdhënësi i saj, Denion Ndrenika.

Komisioni i Pavarur Kualifikues, me trupë gjykuese të përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu, pritet të vlerësojë aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës.

Kryesuesja e trupës së KPK-së, Suela Zhegu është shprehur gjatë seancës se Arta Marku i është nënshtruar procesit të vettingut me përparësi, sepse kandidon për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Më 9 janar, ajo ka depozituar dorëheqjen si kandidate anëtare për në KLP-në.

Sa i përket vlerësimit të pasurisë, ILDKPKI-ja ka dorëzuar raportin me konstatimin se deklarimi i Arta Markut është i saktë, duke mos kryer fshehje pasurie. Edhe hetimi i thelluar, sipas Zhegut konstatoi vërtetësinë e këtyre gjetjeve.

Kryeprokurorja e përkohshme Marku zotëron dy apartamente banimi në Shkodër, një prej 103 metrash katrorë me vlerë 5 mln lekë dhe një tjetër prej 66 metrash katrorë, ndërsa ka në proces legalizimi një shtesë prej 9 metrash katrorë.

Në lidhje me aftësitë profesionale, shtetasi A.P. është ankuar sepse Arta Marku ka kërkuar arrest me burg për të, për akuzën e drejtimit të parregullt të mjetit. KPK-ja, referuar edhe vendimeve të Gjykatës Europiane, duhej të arsyetonte se përse kërkoi këtë masë ekstreme si arresti me burg.

Pasi mori detyrën e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku ndërmori masa për disa komandime, duke pezulluar disa të tjera. Asaj iu bënë pyetje specifike për këtë mënyrë riorganizimi. Marku ka shpjeguar se nuk ka procedurë për personat që komandohen përkohësisht, e pavarësisht se i janë kërkuar shpjegime, ajo nuk ka paraqitur dokumente, por ka informuar se urdhri për komandimet është i bazuar në ligj.

Ndaj Arta Markut pati dy denoncime në KPK, por pas shpjegimeve dhe verifikimeve është konstatuar se hetimet e kryeprokurores ndaj dy shtetasve denoncues ishin të drejta.

E pyetur nga Genta Tafa nëse kishte një arsye të qenësishme për mungesën e Arta Markut, pasi e konsideronte si prestigj praninë e saj, avokatja i është përgjigjur se nuk ka asnjë arsye.

Ndërkohë, Theo Jacobs ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e saj.

“E shoh si një shenjë jo të mirë mungesën e saj. Arta Marku duhej të ishte këtu. Në lidhje me rastin e shtetasit që është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, sepse kishte pire pak më shumë raki, Arta Marku kërkoi dy herë arrest me burg për të. Nuk e mbështes idenë që duhet të drejtosh nën efektin e alkoolit, por dua të përqendrohem te kërkesa ekstreme për arrest me burg. Së pari, subjekti ka një përvojë të lartë si prokurore, nuk është fillestare. Ajo e di dallimin mes një çështjeje të vështirë dhe të thjeshtë”.

Edhe sipas Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Marku rezulton e përshtatshme për detyrën e saj. Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme në Kuvend, në një seancë të pazakontë më 18 dhjetor të vitit të shkuar, pas 17 vitesh punë në sistemin e drejtësisë.

Kryeprokurorja, sot në sitën e vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e Arta Markut

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku do të jetë sot më 3 korrik përballë KPK-së, duke iu nënshtruar kështu procesit të vetingut. Trupë gjykuese në Komision do të jenë Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Seanca do të mbahet në orën 10:00. Kujtojmë se Kryeprokurorja Arta Marku u zgjodh në postin që mban në seancën parlamentare të 18 dhjetor 2017, mes protestave të shumta të opozitës, e cila hodhi edhe flakadanë në sallën e Parlamentit, teksa Marku betohej. Marku punon në sistemin e drejtësisë prej 15 vjetësh.
Ajo ka punuar kryesisht në Prokurorinë e Shkodrës, ku ka mbajtur detyra si shefe e njësisë së TaskForcës në vitin 2006, zv.drejtuese e Prokurorisë Shkodër deri në vitin 2016 dhe më pas u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Kryeprokurorja Marku është subjekt i deklarimit të pasurisë që nga viti 2004, kur ajo ka deklaruar vetëm një shtëpi banimi në pronësi të prindërve të saj me sipërfaqe 55 metër katrorë.

Gjithashtu, ka deklaruar 2 milionë lekë kursime në emër të nënës së saj, 108 mijë lekë pension i babait si edhe 900 mijë lekë pagë nga puna si prokurore. Në vitin 2005, Marku ka deklaruar vetëm pagën e saj dhe të bashkëshortit, ashtu sikurse në vitin 2006. Ndryshim bën deklarata e pasurisë në vitin 2007, ku Marku deklaron një apartament prej 103 metrash katrorë me një vlerë prej 5 milionë lekësh, në bashkëpronësi me bashkëshortin.

Ajo ka deklaruar edhe dy kredi afatgjata me vlerë 6.732.704 lekë deri më datë 11.07.2022 si dhe një tjetër kredi me vlerë 916.457 lekë për pesë vite. Në vitin 2012, Marku ka deklaruar 100 mijë lekë të kursyera nga të ardhurat në çift, të ardhurat si prokurore dhe pedagoge, përkatësisht në vlerat 1.400.461 dhe 61.560 lekë, si dhe pagën e bashkëshortit në vlerën prej 886.724 lekësh.

Gjithashtu, ka deklaruar tri kredi, një për blerje shtëpie, një kredi konsumatore dhe një të tretë për blerjen e pajisjeve shtëpiake. Dy kreditë e para ishin marrë në 2007-ën, njëra me vlerë 6.732.704 lekë dhe tjetra 916.457 lekë, ndërsa kredia e tretë me një vlerë prej 109.600 lekësh. Në vitin 2016, Marku ka deklaruar një tjetër kredi me vlerë 2.700.000 lekë, e cila ka shërbyer për mbylljen në kohë të kredisë së parë.

Skeda/ Si ka ndryshuar pasuria e kryeprokurores Arta Marku në 14 vite

Arta Marku u zgjodh prokurore e Përgjithshme e Përkohshme në një seancë të tensionuar parlamentare në dhjetor 2017, kur deputetët e opozitës hodhën tymuese në shenjë proteste ndaj mënyrës së zgjedhjes së saj. 42-vjeçarja që punonte deri në atë kohë si zv.drejtuese e Prokurorisë së Shkodrës u ngjit në postin më të lartë të akuzës vetëm me votat e mazhorancës, pas 17 vitesh karrierë në sistemin e drejtësisë.

auto_arta_marku1514187669

Ajo është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të pozicionit të saj në krye të Prokurorisë, por edhe se më parë kishte kandiduar për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Arta Marku e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002, kohë kur ka punuar për 1 vit si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Më pas ajo është transferuar në Shkodër, ku ka ushtruar detyrat si prokurore, drejtuese e Task-Forcës për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit si dhe zv. Drejtuese e Prokurorisë.

Në vitet 2010-2012 ajo ka qenë gjithashtu lektore pranë universitetit “Gjon Buzuku” në Shkodër për lëndët “Historia e Institucioneve”, “Penale e Përgjithshme” dhe Procedurën Penale.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Arta Marku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Znj. Marku kap vlerën e 5.4 milionë lekëve.

Pjesa kryesore në ndryshimin e pasurisë përbëhet nga një apartament me sipërfaqe 103 metër katrorë në qytetin e Shkodrës, i blerë së bashku me bashkëshortin për 5 milionë lekë në vitin 2006. Burimi i kësaj pasurie, sipas deklarimeve është një kredi bankare me vlerë 6.7 milionë lekëve.

Përveç kredisë për shtëpinë, Marku ka marrë edhe kredi konsumatore përgjatë viteve dhe një pjesë e kursimeve familjare kanë shkuar për shlyerjen e tyre. Në fund të vitit 2017, ajo zotëronte gjithashtu 450 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat e familjes Marku përbëhen kryesisht nga të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit, të cilat kapin në total vlerën e 25.6 milionë lekëve për vitet 2003-2017. Ajo ka deklaruar gjithashtu të ardhura nga mësimdhënia në masën 1.3 për qind si dhe nga dietat rreth 1.5 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklarata pasurie të prokurores Arta Marku dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme apo me diferenca të pajustifikuara.

Ndërkohë, BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” në këtë analizë deklarimin e pronësisë së ¼ të një apartamenti nga bashkëshorti i saj në vitin 2015, pasuri kjo që nuk ishte deklaruar në vitet e mëparshme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003  

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005  

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008  

Deklarata e pasurisë për vitin 2009  

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013  

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015  

Deklarata e pasurisë për vitin 2016  

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Burimi: BIRN

Tags: Arta MarkutKryeprokurorjandryshuarpasuriasitensotvetingut

TË LIDHURA

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”
Aktualitet

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

22:52 | 29/05/2025
“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”
Aktualitet

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

22:04 | 29/05/2025
Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash
Aktualitet

Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash

20:57 | 29/05/2025
Next Post
Video/Rama flet si i dashuruar, çfarë tha në mbledhje

Video/Rama flet si i dashuruar, çfarë tha në mbledhje

Të gjithë në kosën e Vettingut/ Kush ia hodhi dhe kush jo

Të gjithë në kosën e Vettingut/ Kush ia hodhi dhe kush jo

Integrimi i Shqipërisë/Del në skenë plani sekret i BE-së

Integrimi i Shqipërisë/Del në skenë plani sekret i BE-së

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”
Aktualitet

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

by mirseda
22:52 | 29/05/2025
0

Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv, Policia Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili...

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

22:21 | 29/05/2025
“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

22:04 | 29/05/2025
“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025
“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

21:11 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com