Serbia kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, deklaroi kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.
Sipas saj, kjo nuk do të jetë kompromis nga ana e Beogradit, pasi siç shprehet Brnabiq “Serbia edhe më tej insiston se Kosova është pjesë e saj”.
Ajo në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt tha se marrëdhëniet me Prishtinën për serbët janë të vështira dhe emocionale.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri një hap të guximshëm dhe të përgjegjshëm kur filloi një dialog ndër-rajonal. Çdo bisedë ishte atëherë tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromisin. Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur. Kjo nuk do të ishte një kompromis. Nëse vazhdojmë të insistojmë që Kosova i takon Serbisë, një kompromis nuk do të ishte i mundur”, tha Brnabië.