Kryeministri Edi Rama i ka quajtur protestuesit, “lukuni halabakësh”.
Gjatë fjalës së shkurtër që pati jashtë QSUT, ku vizitoi efektivin e Policisë, që u plagos në protestë, Rama tha se grupi i protestuesve s’ka lidhje me demokracinë.
Edi Rama: “Është një skenë absurde ku na duhet të jemi këtu për të qenë pranë efektivit të policisë që rrezikon të humbë dritën e syrit, ndërkohë që një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t’i fusë gishtat në sy qytetarëve shqiptarë. Për çfarë, për pushtetin? Në asnjë rast, kjo lukuni nuk ka lidhje me demokracinë dhe drejtësinë dhe që nuk ka lidhje me asgjë që ka të bëjë me dhimbjen e qytetarisë shqiptarë, kur morën lajmin e humbjes së jetës së djalit 25 vjeçar. Nuk ka asnjë lidhje. Çfarë drejtësie kërkojnë këta, atë të halabakërisë?”.