E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Foto/ Policia dhunon të miturin, goditet me grushta nga 6 efektivë

Një 16-vjeçar është dhunuar nga civilët në protestën e zhvilluar pasditën e djeshme nga qytetarët shqiptarë për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u qëllua me armë zjarri nga efektivi i Policisë së Shtetit.

I riu, përmes një mesazhi të dërguar në JOQ ai është shprehur se: “Jam 16 vjec dhe shikoni si më kanë bërë dje shqiponjat pa uniformë më kanë marrë zvarrë deri te furgoni shqiponjave duke më rrahur gjithë rrugës me grushta 6 veta gjithsej pa uniformë policie dhe nuk jam i vetmi i mitur që është dhunuar dje në protestë”.

Në këtë protestë të tretë, protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, edhe pse kryeministri Edi Rama e ka thënë shkurt dhe qartë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, duke shtuar se akti i dorëheqjes së ministrit Lleshaj nuk duhet marrë si dobësi e Shtetit.

Paraditën e sotme, gjykata ka në burg efektivin e ”Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi më 8-dhjetorin, Klodian Rasha, në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Gjatë seancës, ai u shfaq i përlotur dhe kërkoi praninë e familjarëve të 25-vjeçarit, për t’i kërkuar falje për veprimin e tij, dhe për të shprehur pendesën.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...