Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Kryeministri piktor sfidon presidentin”: Nënshkroi vetëvrasjen!

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Kryeministri piktor sfidon presidentin”: Nënshkroi vetëvrasjen!

Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjoze italiane ‘La Stampa”, ku sa i takon çdekretimit të 30 qershorit nga Meta, kryeministri tha se me këtë akt ai firmosi vetëvrasjen e tij politike.

Presidenti i Republikës nuk i njeh zgjedhjet tuaja? Çfarë do të ndodhë tani?

“Po zhvillohet një procedurë ‘impeachment’ për Illir Metën, do të shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë antikushtetuese. Duke mbështetur bojkotimin e zgjedhjeve, dekretoi vetëvrasjen e tij politike, duke shoqëruar drejt harakirit të gjithë opozitën”.

Rama, i cili shquhet për veshjet e tij dhe stilin e tij unik, ka sjellë në fokus gjatë intervistës dhe atë se çfarë është komentuar për të gjatë ditës së zgjedhjeve. Një vemendje e shtuar ishte për të, pasi kishte zgjedhur të mbante veshur një xhaketë dhe pantallona të shkurtra. Kjo tashmë nuk përbën më risi, e ndërsa Rama duket se nuk e ka zgjedhur pa arsye.

“Më kanë kritikuar pasi votova i veshur me një xhaketë elegante, dhe pantallona të shkurtra me çorape. Kujtohuni që kam qenë i pari që kam veshur atlete me kostum. Sot jam në modë: bëj tendencë”, ka thënë Rama gjatë intervistës.

Nëse kthejmë kokën pas, e i referohemi ‘këmbanës së alarmit’ dhënë sot nga Meta, kreu i Shtetit vuri në dukje se ka mbështetjen e 85% të shqiptarëve për aksionin e tij kundër qeverisë “Rama”. Po kështu, ai paralajmëroi që askush të mos e provokojë “kokëfortësinë” e tij.

Meta tha ndër të tjera në deklaratën për media se nuk është krizë politike, por krizë e shtetit dhe se ai ka axhendë Rama reflekto dhe jo Rama ik.

“Kjo është një krizë e shtetit të së drejtës. Kryetari i shtetit është presidenti, jo kreu i qeverisë. Presidenti ka përgjegjësi për pluralizmin politik, dhe të bëjë më të mirën që shqiptarët të mos përplasen.

Opozita ka axhendë Rama ik, unë e kam Rama reflekto. Opozita do zgjedhje të përgjithshme, të gjitha bashkë, ndërsa unë them se pa zgjedhje me standarde më të mira se ato që kishim, nuk na çelen negociatat. Më duket absurd kushti që të hetohen ata të Dibrës. Ky është gabim.

T’i kërkosh të hetojë veten. Dhe Bashës i kam thënë; të mos i shmangin institucionet. Nëse do i dëgjonin këshillat e mia, opozita që në vend të fishekzjarreve të përdornin dajre, as 5% s’do kishin shkuar të votojnë. Nuk i kërkoj Edit të japë dorëheqjen. Ne nuk kemi frikë nga populli. Ne nuk do asistojmë demokracinë se kemi frikë nga populli, nga vota”, tha Meta.

Rama për “La Stampa”: Duke mos shtyrë zgjedhjet, mbrojta demokracinë

 

Tags: MetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Salianji: “Shqipëria po plaçkitet, PD duhet të udhëheqë ndryshimin.”
Politikë

Salianji: “Shqipëria po plaçkitet, PD duhet të udhëheqë ndryshimin.”

19:03 | 03/12/2025
Durrës/ Salianji takon strukturat e PD, salla e mbushur me demokratë
Politikë

Durrës/ Salianji takon strukturat e PD, salla e mbushur me demokratë

18:27 | 03/12/2025
Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri
Politikë

Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri

18:06 | 03/12/2025
Next Post
“Mos të mungojë asnjë”/ Kuvendi thërret seancë të posaçme të hënën

“Mos të mungojë asnjë”/ Kuvendi thërret seancë të posaçme të hënën

Përfshihet nga flakët anija e marinës ruse, ndërrojnë jetë 14 persona

Përfshihet nga flakët anija e marinës ruse, ndërrojnë jetë 14 persona

Pacolli: Kosova ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë

Pacolli: Kosova ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format
Showbizz

Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

by mirseda
19:40 | 03/12/2025
0

Pas shumë vitesh suksesi në televizion, autori dhe producenti i njohur Turjan Hysko vjen për herë të...

Si do reagojë? Edi do zbulojë se ku ndodhet Dolce

Si do reagojë? Edi do zbulojë se ku ndodhet Dolce

19:29 | 03/12/2025
Salianji: “Shqipëria po plaçkitet, PD duhet të udhëheqë ndryshimin.”

Salianji: “Shqipëria po plaçkitet, PD duhet të udhëheqë ndryshimin.”

19:03 | 03/12/2025
Durrës/ Salianji takon strukturat e PD, salla e mbushur me demokratë

Durrës/ Salianji takon strukturat e PD, salla e mbushur me demokratë

18:27 | 03/12/2025
Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri

Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri

18:06 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com