Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Kryeministri nuk zëvendësohet, Kosova të mbajë zgjedhje në shtator”

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Kryeministri nuk zëvendësohet, Kosova të mbajë zgjedhje në shtator”

Dy diplomatët amerikanë, Edward Joseph dhe Daniel Serwer, i shohin si të pashmangshme zgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Joseph ka thënë se qeveria nuk mund të vazhdojë të funksionojë në mënyrë gjysmake duke e zëvendësuar Haradinajn nga një figurë tjetër politike.

Sipas tij, duke parë këtë situatë zgjedhjet e reja janë jetike, për të zgjedhur një qeveri që përfaqëson vullnetin e popullit.

“Për një çështje tepër të rëndësishme si marrëdhënia e Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë, është jetike të ketë një qeveri të zgjedhur që përfaqëson në mënyrë të saktë vullnetin e gjithë popullit të Kosovës, shqiptarët dhe serbët. Mendoj se është e vështirë të vazhdohet në kushtet e një gjysmëboshllëku, ku pasi largohet një kryeministër, ai zëvendësohet me një tjetër, jo me procesin e duhur politik.

Pra jo përmes funksioneve të rregullta parlamentare, por përmes faktorëve të jashtëm. Unë nuk i shoh zgjedhjet si pengesë. Dialogu ka ngecur për shkak të tarifës së vendosur ndaj mallrave serbe. Pra, unë nuk e shoh si pengesë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë diplomati amerikan, shkruan Gazeta Express.

Se zgjedhjet e reja janë zgjidhje e ka thënë edhe Daniel Serwer. Sipas tij, pas dorëheqjes së Haradinajt, mundësia për të shkuar në zgjedhje është shumë më e madhe se sa kishte qenë kur ato i kishte kërkuar opozita. “Do të duhet të presim të shohim nëse kjo do të çojë në zgjedhje të parakohshme, që opozita i kishte kërkuar gjithsesi dhe që mendoj se mundësia për to është më e madhe tani sesa ishte dje”, ka deklaruar Serwer për Zërin e Amerikës.

Ndërkohë dje drejt caktimit të datës së zgjedhjeve ka lëvizur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Megjithatë duket se kreu i shtetit do të kërkojë fillimisht një mandatar nga koalicioni PAN, për ta zëvendësuar Haradinajn. E në rast se asnjë prej partive (PDK-NISMA-AKR+ tjerat) nuk do të ketë asnjë propozim, atëherë ai do të fillojë konsultimet me të gjitha partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve. Njohësit e Kushtetutës ndërkohë thonë se për të shkuar në zgjedhje të reja duhet shpërbërë Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 2/3 e votave.

Tags: kosovakryeministerShtatorzgjedhje

TË LIDHURA

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar
Rajoni

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar

16:13 | 20/12/2025
Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi
Rajoni

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi

11:02 | 17/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë

09:01 | 17/12/2025
Next Post
Klea Huta dhe Elgit Doda do martohen nesër? (foto)

Klea Huta dhe Elgit Doda do martohen nesër? (foto)

Kim Kardashian siç nuk e kemi parë kurrë! Ja çfarë veshi në takimin me Donald Trump

Kim Kardashian siç nuk e kemi parë kurrë! Ja çfarë veshi në takimin me Donald Trump

Boris Xhonson, koha e liderëve të qartë dhe të drejtpërdrejtë

Boris Xhonson, koha e liderëve të qartë dhe të drejtpërdrejtë







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com