Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kryeministri Johnson shkakton revoltë në Britaninë e Madhe

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kryeministri Johnson shkakton revoltë në Britaninë e Madhe

Në Mbretërinë e Bashkuar ka një paqetësi që të vë në mendime. Jo vetëm Skocia, por edhe Uellsi dhe Irlanda e Veriut i konsiderojnë shumë të rrezikshme planet e kryeministrit britanik Boris Johnson për Brexitin. Johnson aktualisht po propagandon projektin e tij në një udhëtim nëpër rajone të ndryshme.

Nacionalistët e Irlandës së Veriut tani po mendojnë gjithnjë e më shumë për ribashkimin me Republikën e Irlandës, siç e bëri të qartë udhëheqësja e Sinn Fein-it, Mary Lou McDonald. Rruga për t’u rikthyer në BE për Veriun është shumë qartë ribashkimi irlandez, tha ajo. Në votimin e Brexitit në vitin 2016, 56 përqind e Irlandës së Veriut votuan që të mbeten në Bashkimin Evropian, ndërsa në Britaninë e Madhe gjithsej 52 përqind votuan për t’u larguar nga BE.

Telefonata e parë e Johnsonit me kryeministrin irlandez Leo Varadkar gjithashtu nuk solli afrim të pozicioneve. Mbetet e paqartë se si do të zgjidhet në të ardhmen çështja e kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Varadkari hodhi poshtë kërkesën e Johnsonit për të anuluar të ashtuquajturën “klauzolë prapavijë” në Marrëveshjen e Brexit-it. Kjo klauzolë garancie ka për qëllim të parandalojë një kufi të fortë me kontrolle midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Sepse kjo mund të ringjallë në Irlandën e Veriut konfliktin e vjetër midis mbështetësve katolikë të bashkimit me Irlandën dhe protestantëve besnikë.

Johnsoni u përpoq të fajësojë BE për kaosin aktual rreth Brexitit. “Nëse ata nuk janë në gjendje të bëjnë kompromis, nëse me të vërtetë nuk munden ta bëjnë këtë, atëherë sigurisht që duhet të përgatitemi për një Brexit pa marrëveshje”, tha ai.

“Bujqit do të jenë më mirë”

Në të njëjtën kohë, kryeministri britanik premtoi të përmirësojë situatën e bujqve e fermerëve pas largimit nga BE. Por në Uells këtë nuk ia besoi askush. Pjesa jugperëndimore e Britanisë së Madhe varet shumë nga subvencionet e BE. Rreth 80 përqind e të ardhurave të fermerëve atje së fundmi kanë ardhur nga burimet e BE, konfirmojnë ekspertët.

Kryeministri britanik premtoi pa u trembur në një takim me fermerët: “Po ta largohemi nga BE më 31 tetor, do të kemi mundësinë historike të prezantojmë masa të reja për të mbështetur bujqësinë – dhe do të sigurojmë që bujqit të kenë një marrëveshje më të mirë. ”

Kryeministri i Uellsit, Mark Drakeford, e sheh këtë krejt ndryshe. “Asnjë pranim, që janë në rrezik bazat e jetesës sonë. Nuk ka përgjigje serioze. Asnjë plan për bujqit e Uellsit”, shkroi me zemërim në twitter politikani laburist. Dhe diku tjetër ai shkroi: “Brexiti do të jetë katastrofal për Uellsin. Ai do të asgjësojë në masë bujqësinë dhe industrinë tonë përpunuese. Dhe ai sjell rrezikun që të shkatërrojë Mbretërinë e Bashkuar”./DW

Tags: boris johnsonBritania e MadheRevoltë

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
Daily Mail artikull për bunkerët: Shqiptarët dështuan në ruajtjen e të shkuarës

Daily Mail artikull për bunkerët: Shqiptarët dështuan në ruajtjen e të shkuarës

Tërmeti i fuqishëm/ Pas deklaratës së Xhaçkës, reagon menjëherë Presidenca

Tërmeti i fuqishëm/ Pas deklaratës së Xhaçkës, reagon menjëherë Presidenca

“S’kam asnjë qelizë greke”, Shehu: Rama po ndan kombet me këto teori të rrezikshme

“S’kam asnjë qelizë greke”, Shehu: Rama po ndan kombet me këto teori të rrezikshme







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com