Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov infektohet me COVID-19.
Prej dy ditësh Borisov ndodhej në izolim pasi më 23 tetor zëvendës ministri i Infrastrukturës Nikolai Nankov doli pozitiv ndaj testit të COVID-19.
“Po pres urdhrin e autoriteteve shëndetësore dhe deri atëherë do të jem në vetëizolim. Kam pasur kontat me Nankov për herë të fundit pesë ditë më parë,” shkroi ai më 23 tetor në Facebook.
Ditën e sotme, në Sofje hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid, të cilat parashikojnë mbylljen e lokaleve të natës dhe diskotekat për të paktën dy javë.