E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Eksperti Soko: Shumica e njerëzve nuk e dinë sa taksa paguajnë

Eksperti i ekonomisë Pano Soko e ka cilësuar arrogancë të tepruar nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili në një komunikim me mediat, debatoi me një gazetare sa i përket taksave dhe faktit që kjo e fundit “nuk dinte” sa paguan çdo vit.

Sipas Sokos, si në Shqipëri ashtu edhe në botë, shumica e njerëzve nuk e dinë sa taksa paguajnë.

“99% e qytetarëve, normalisht në çdo shtet, jo vetëm në Shqipëri, nuk e dinë sa taksa paguajnë. Pra, taksat janë shkollë. Ka njerëz që bëjnë 4 vite shkollë pikërisht për atë gjë. Për të mësuar taksat, si llogariten taksat. Diskriminimi në këtë pikë është shumë i tepërt. Arroganca pastaj ndaj gazetareve femra, të cilat duhet të ruajnë etikën, janë të sjelleshme, janë të edukuara… ndoshta edhe stepen pak. Është e pajustifikueshme nga ana e kryeministrit“, tha Soko.

Sa i përket planit të propozuar nga vetë ai për një “Plan solid financiar”, Soko deklaroi se:

“Tekstualisht ka të bëjë me një moratorium taksave. Çfarë ndodh, në përgjithësi, përpos halleve të tjera që kemi ne si Shqipëri, të cilat janë prezente, siç është korrupsioni, mungesa e gjykatave, siç është edhe ligji i tokave akoma i pazgjidhur, një shqetësim që kanë investitorët është se këtu paketa fiskale dhe sistemi i taksave ndryshon çdo vit, gjë e cila e bën të pamundur nga ana e investitorit të parashikojë, të ketë një plan biznesi real., të qënësishëm, në një hapësirë kohore. Nëse taksat mua më ndryshojnë çdo vit, unë e nuk llogaris më dot në kohë. Në një vend ku nuk llogarit dot në kohë si do të shkojnë flukset e biznesit, nuk bën dot një plan biznesi të pastër. Investitorët tërhiqen se ky është një risk i shtuar për ta’’, u shpreh Soko për ‘RTV Ora’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...