Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ndodhet së fundmi në vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi pretendojnë se ka favorizuar të dashurën e tij “sekrete”, për të marrë disa tendera në fushën e teknologjisë. Nëse kjo faktohet, mund të përbëjë një skandal.
Në kohën kur ka qenë kryebashkiak i Londrës, ai ka pasur një aferë më biznesmenen e teknologjisë, Jennifer Arcuri. Kjo gjë pohohet nga miku i kësaj të fundit, Milo Yiannopoulos, i cili zbulon për mediat vendase se Arcuri i kishte pohuar atij disa herë, se kishte një marrëdhënie intime me Johnson.
Arcuri fliste për një romancë të zjarrtë me Johnson, me të cilin sipas pretendimeve të Yiannopoulos, takoheshin në shtëpinë e biznesmenes. Mirëpo, mendohet se Arcuri kishte marrë disa tendera në fushën e teknologjisë nga Bashkia e Londrës, e cila drejtohej pikërisht nga Johnson.
Për këtë arsye, Johnson akuzohet se ka favorizuar të dashurën e tij. Boris Johnson e ka mohuar këtë histori dhe thotë se nuk ka pasur asnjë favorizim për biznesmenen amerikane. Ndërkohë, hetimet për këtë çështje kanë nisur.